🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 93.72 ▼2.1%
ARI 5,098 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $72,235 ▲ +2.58% ETH $2,121 ▲ +2.88% XRP $1.4207 ▲ +2.39% SOL $90.3400 ▲ +4.07%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 93.72 ▼2.1 % ARI 5,098 ▼0.54 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 93.72 ▼2.1 % ARI 5,098 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Europa

Sot fillojnë negociatat për Brexit

Sot  fillojnë negociatat mes zyrtarëve britanikë dhe atyre të Bashkimit Evropian për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Sekretari për Brexit, David Davis do të përfaqësojë Britaninë në këto bisedime, të cilat vijnë gati një vit pasi britanikët tronditën botën duke votuar largimin nga BE-ja.

Që nga zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë më 8 qershor, kryeministrja Theresa May ka pasur presion që të ketë kujdes në qasjen e qeverisë ndaj Brexitit dhe të favorizojë ruajtjen e lidhjeve të ngushta me tregun evropian.

Davis, një përkrahës i Brexitit, do të takohet me negociatorin e BE-së, Michel Barnier, ish-ministër francez.

Zyrtarët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve fillestare, që pritet të zgjasin shtatë orë.

“Tani fillon puna e vështirë “, ka thënë Davis. “Këto bisedime do të jenë të vështira në disa pika, por ne do t’iu qasemi në mënyrë konstruktive”.

Procesi për Brexit kërcënon ngjarjen gjeografike në Mbretërinë e Bashkuar. Skocia ka votuar për të qëndruar në BE, ndërsa Irlanda e Veriut tani ka frikë nga një kufi i vështirë i BE-së me Republikën e Irlandës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.