Sot protestë në Tiranë! Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave niset drejt kryeqytetit (VIDEO)
Këtë të enjte në Tiranë do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga të rinjtë dhe qytetarët kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama e cila prej muajsh kërkon largimin e tij. Protesta përkon edhe me festat e nëntorit.
Prej disa javësh, organizatorët dhe protestuesit kanë intensifikuar thirrjet për pjesëmarrje masive, duke u bërë apel qytetarëve nga të gjitha rrethet e vendit, si dhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në kryeqytet.
Kësaj thirrjeje u janë përgjigjur disa shqiptarë nga diaspora të cilët kanë mbërritur në Shkodër me automjete të mbuluara me flamujt kombëtarë. Ata formuar një kolonë makinash të cilat janë nisur drejt Tiranës, ku pritet të zhvillohet protesta kombëtare.
Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet janë rreshtuar njëri pas tjetrit për t’iu bashkuar tubimit të paralajmëruar në kryeqytet, duke shoqëruar lëvizjen e tyre me simbolet kombëtare.
Kolona e nisur nga veriu i vendit synon t’i bashkohet protestës kombëtare në Tiranë, ndërsa pritet që pjesëmarrës të vijnë edhe nga zona të tjera brenda dhe jashtë vendit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.