🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 05 August 2026
S&P 500 7,737 ▲1.79%
DOW 54,086 ▲1.71%
NASDAQ 26,585 ▲2.59%
NAFTA 75.41 ▼0.48%
ARI 4,236 ▲2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,236 ▲ +0.89% ETH $1,868 ▲ +0.68% XRP $1.0685 ▼ -0.42% SOL $74.0600 ▲ +0.84%
S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 75.41 ▼0.48 % ARI 4,236 ▲2 % S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 75.41 ▼0.48 % ARI 4,236 ▲2 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Kosova

Sot temperaturat deri në 38 gradë, IKSHPK njofton për “simptomat e nxehtësisë”

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 32°C deri në 38°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Në orët e pasdites mund të ketë vranësira të pakta lokale, por pa kushte për reshje.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga temperaturat e larta.

IKSHPK rekomandon:

Shmangni daljet jashtë dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta të ditës (11:00–17:00).

Qëndroni në hije ose në vende të freskëta.

Kaloni 2–3 orë gjatë ditës në një ambient të freskët.

Jini të vetëdijshëm për rrezikun e nxehtësisë, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Informohuni për paralajmërimet zyrtare lidhur me temperaturat e larta.

Kujdesi për trupin

Pini shumë ujë, edhe kur nuk ndiheni të etur.

Vishni rroba të lehta, të holla dhe me ngjyra të çelëta.

Shmangni alkoolin dhe pijet me shumë sheqer.

Kujdesi për të tjerët

Kujdesuni për fëmijët dhe të moshuarit.

Mos i lini kurrë fëmijët ose kafshët në makina të mbyllura.

Simptomat e nxehtësisë

Lodhje

Dhimbje koke

Marramendje

Të përziera

Lëkurë e skuqur

Rrahje të shpejta të zemrës

Nëse ndiheni keq, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.