☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.75 ▲2.68%
ARI 4,098 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,669 ▼ -2.55% ETH $2,399 ▼ -3.72% XRP $1.3228 ▼ -3.06% SOL $104.3700 ▼ -2.98%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.75 ▲2.68 % ARI 4,098 ▼1.25 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.75 ▲2.68 % ARI 4,098 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

SPAK të kërkojë menjëherë heqjen e imunitetit të Agron Shehajt!

Lista e “veprave” të tij, përveç marrjes së atij dokumenti sekret në sallën e Kuvendit, është alarmante.

Së pari, është bërë milioner pa shtetin. Sipas asaj që deklaron publikisht, ai nuk e ka ndërtuar pasurinë me fonde publike, tenderë apo favore qeveritare. Një precedent i tillë është tepër i rrezikshëm. Mund t’u japë njerëzve idenë e gabuar se mund të pasurohesh edhe pa prekur buxhetin e shtetit dhe pa pasur mik qeverinë, duke cenuar trekëndëshin tonë të artë: biznes, krim, politikë.

Së dyti, Shehaj vuan nga sëmundja kronike e mbajtjes së fjalës. Ndodhet në mandatin e tretë si deputet dhe vazhdon t’ia dhurojë pagën një familjeje në Kukës. Tha se, për sa kohë të ishte deputet, rroga e tij do të shkonte për atë familje dhe, më e keqja, e mbajti fjalën. Kjo është goditje e drejtpërdrejtë ndaj standardit tonë të Besës!

Së treti, po krijon pritshmëri të rrezikshme. Ka përhapur dyshimin se politika mund të matet edhe me shembuj personal dhe jo vetëm me fjalime. Deputeti në fjalë ka ushqyer idenë se fjala e dhënë mund të ketë ende vlerë, duke bërë që qytetarët të fillojnë të kërkojnë llogari edhe nga të tjerët. Një zhvillim ky me pasoja të paparashikueshme.

Dhe tani kulmi: merr një dokument sekret në Kuvend, për ta lexuar dhe për këtë kërcënohet me SPAK.
Atij duhet t’i hiqet imuniteti sa më parë, jo për atë që ka bërë, por për shembullin e keq që rrezikon të japë. Nëse përhapet ideja se një politikan mund të pasurohet pa shtetin, të mbajë fjalën e dhënë dhe të mos e trajtojë mandatin si biznes, atëherë rrezikojmë trazira sociale të përmasave të tilla sa “Revolucioni i Flamingove” do të dukej si një shëtitje pasdite pranë Liqenit Artificial.

Ndaj, SPAK duhet të veprojë pa humbur kohë. Nga këqyrja paraprake rezultojnë të paktën kater pista hetimi: nxjerrje sekreti, dhuna ndaj grave, largim nga vendi i krimit dhe mosdhënia e ndihmës.

Shumica parlamentare në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe Komisionit Europian duhet t’i heqë imunitetin dhe të mos mjaftohet me sloganin: nuk ia heqim imunitetin, por nuk e pengojmë SPAK të hetoje.

Sa i përket incidentit, kur hartohen tenderët, i duhet kushtuar më shumë vëmendje cilësisë së materialeve të dyshemeve dhe shkallëve, që të jenë sa më pak të rrëshqitshme. Ose, për siguri maksimale, mund të zhvillohet një tender i ri për tapete dhe rrugica antirrëshqitëse.

P.S. Gjesti i deputetit Agron Shehaj për marrjen e dokumentit nga salla e Kuvendit ishte i gabuar. Por sinkronizimi me komandë i deputetëve dhe ministrave për të postuar video nga ambientet e brendshme të Kuvendit (!), i shoqëruar me thirrjet kolektive, me formulën tradicionale “propozim nga lart, miratim nga poshtë”, që SPAK-u të hetojë Shehajn, është pjesa më e gërditshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.