🌦️
Tiranë 34°C · Rrebesh i lehtë 03 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 92.99 ▲2.18%
ARI 4,487 ▲1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $77,942 ▲ +1.62% ETH $2,408 ▲ +1.22% XRP $1.3720 ▲ +3.7% SOL $100.7900 ▲ +2.87%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 92.99 ▲2.18 % ARI 4,487 ▲1.64 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 92.99 ▲2.18 % ARI 4,487 ▲1.64 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Sporti

Spalletti: Juve më e fortë pas merkatos, por Interi është përpara! Yildiz më i miri i Serie A

Trajneri i bardhezinjve thekson se Europa League është e rëndësishme, ndërkohë sheh 7 skuadra në garë për Champions-in.

Luciano Spalletti, trajneri i Juventusit, ka dhënë një intervistë për “SportMediaset”, ku ka folur për tema të ndryshme, nga objektivat tek individët e spikatur. Ai pranon se skuadra është më e fortë pas merkaos së verës, por po ashtu thotë se Interi është përpara.

“Te Juventusi ndjej një përgjegjësi të madhe, ka një histori të rëndësishme pas. Gara për Champions? Janë 7 skuadra të një niveli të rëndësishëm, për vlera, për rrugëtimin që kanë pasur sezonin e kaluar, për potencialin dhe grupin që kanë, si dhe për merkaton që kanë bërë. Ne duhet të impenjohemi çdo ditë që të bëjmë diçka ndryshe për të shkuar te fitorja.

Interi është skuadër e fortë, e ka treguar, është përpara. Kemi marrë 9 futbollistë të rinj, pavarësisht limiteve. Për nivelin e futbollit që kanë dhe kampionatet nga vijnë, do të jetë e lehtë përshtatja. Mund të na japin kualitet dhe të na bëjnë më kompetitivë.

Lojtarët më të fortë të Serie A? Malen na ka bërë kuriozë. Përveç golave, e sulmon hapësirën 30 herë, është i fortë. Ka edhe të tjerë. Ne kemi Yildiz, që sipas meje është më i miri. Lautaro ishte një djalosh kur drejtoja Interin, por e tregonte kualitetin e tij. Te Napoli kam pasur Di Lorenzo. Nico Paz na ka treguar kualitet shumë të lartë”, – ka thënë Spalletti mes të tjerash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.