Spanja kampione e botës për herë të dytë! Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës në shtesë, bie mbretërimi i Mes
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit.
Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe u mbyll pa gola në 90 minutat e kohës së rregullt. Spanja ishte skuadra që krijoi më shumë raste, me Emiliano Martinez që mbajti në lojë Argjentinën falë disa pritjeve vendimtare ndaj Lamine Yamal, Dani Olmos, Ferran Torres dhe Aymeric Laporte.
Me epërsinë numerike, Spanja shtoi presionin në kohën shtesë. Nico Williams arriti të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 96-të, por goli u anulua për faull, ndërsa pak minuta më vonë Mikel Merino rrezikoi me kokë.
Goli i shumëpritur erdhi në minutën e 106-të, kur Ferran Torres ishte më i shpejti në zonë pas një topi të mbetur dhe mposhti Emiliano Martinez për 1-0.
Argjentina provoi të reagojë në minutat e mbetura, por nuk arriti të krijojë raste për të shmangur humbjen, ndërsa Spanja administroi avantazhin deri në vërshëllimën e fundit.
Me këtë sukses, Spanja fiton Kupën e dytë të Botës në historinë e saj, pas triumfit të vitit 2010, ndërsa Argjentina nuk arrin të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë.
Ferran Torres hyn në historinë e futbollit spanjoll si autori i golit që riktheu “La Roja” në majën e botës.
REZULTATI:
SPANJË 1-0 ARGJENTINË
Ferran Torres 106′
KOMENTI LIVE:
120+5′ Mbyllet sfida! Spanja është kampione e Botës!
120+2′ Simeone gjen një top në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë.
120′ Akordohen 5 minuta shtesë
120′ Simeone hedh një top në zonë, por topi devijohet dhe shkon në këndore.
115′ Messi hedh një krosim të rrezikshëm, me topin që shkon mbi kuadrat.
114′ Ferran Torres del i vetëm përballë Martinez dhe tund rrjetën, por pozicioni i tij ishte i parregullt.
106′ Goool Spanja 1-0/ Ferran Torres përfiton nga një top i ngelur në zonë dhe godet duke e çuar drejt rrjetës. (Video)
106′ Nis pjesa e dytë e shtesës!
105+3′ Mbyllet pjesa e parë e shtesës!
105′ Akordohen 3 minuta shtesë.
104′ Scaloni ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
103′ Williams kroson në zonë dhe Merino godet me kokë, por tentativa e tij del jashtë.
102′ Zëvendësim te Argjentina. Largohet Julian Alvarez dhe në vendin e tij futet Senesi.
99′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohen Rodri dhe Laporte, në vendet e tyre futen Zubimendi dhe Garcia.
96′ Nico Williams tund rrjetën, por gjyqtari e anulon për një faull në zonë. (Video)
93′ Pedri kroson në zonë dhe Williams e devijon me kokë, por Martinez arrin t’i mohojë golin.
91′ Nis pjesa e parë shtesë e finales!
90+9′ Mbyllet koha e rregullt pa gola!
90+8′ Yamal provon me të majtën nga goditja e dënimit, por Martinez e ndal. (Video)
90+3′ Karton i kuq për Argjentinën! Enzo Fernandez shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe gjyqtari i tregon kartonin e dytë të verdhë. (Video)
90+3′ Williams provon me një gjuajtje në hyrje të zonës dhe ndalet nga Martinez.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
89′ Rodri provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon shumë lart kuadratit.
87′ Ferran Torres merr një top në zonë dhe godet, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
82′ Enzo Fernandez ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
81′ Laporte godet me kokë, me Martinez që e ndal topin në duart e tij.
77′ Cubarsi godet nga distanca, por Martinez bën detyrën duke i mohuar golin. (Video)
75′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohen Baena dhe Olmo, në vendet e tyre futen Williams dhe Merino.
71′ Dy zëvendësime te Argjentina. Largohen Romero dhe De Paul, në vendet e tyre futen Medina dhe Simeone.
67′ Yamal kroson në zonë dhe Ferran godet me kokë, por topi ndalet nga Martinez. (Video)
64′ Olmo provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Martinez, i cili nuk e kontrollon si duhet. (Video)
62′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohen Oyarzabal dhe Ruiz, në venden e tyre futen Ferran Torres dhe Pedri.
58′ Zëvendësim te Argjetina. Largohet Montiel dhe në vendin e tij futet Molina.
52′ paredes shtyn Dani Olmon dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë. (Video)
46′ Zëvendësim te Argjentina. Largohet Nico Gonzalez dhe në vendin e tij futet Paredes.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+5′ Mbyllet pjesa e parë pa gola!
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
44′ Zëvendësim te Argjentina. Largohet i dëmtuar Lisandro Martinez dhe në vendin e tij futet Otamendi.
43′ Cucurella provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e të cilit shkon shumë afër me portën.
42′ Porro hedh një krosim mjaft të mirë në zonë, por askush nuk është aty për të goditur.
41′ Lisandro Martinez shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Oyarzabal dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (Video)
39′ Oyarzabal provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, e cila ndalet nga Emiliano Martinez. (Video)
17′ Lamine Yamal hedh një topë në zonë, por Emiliano Martinez arrin ta kontrollojë.
5′ Olmo lë një top të bukur për Yamal në zonë, i cili godet por ndalet nga Emiliano Martinez. (Video)
1′ Nis finalja e madhe e Botërorit në New Jersey!
FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJA: Simon, Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Olmo, Yamal, Baena, Oyarzabal.
Trajner: Luis De La Fuente
ARGJENTINA: E. Martinez, Montiel, Romero, Lisandro, Tagliafico, De Paul, Mac Allister, Enzo, Nico Gonzalez, Messi, Alvarez.
Trajner: Lionel Scaloni



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.