☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.08 ▼0.54%
ARI 4,641 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,902 ▲ +1.58% ETH $2,490 ▲ +0.01% XRP $1.4295 ▲ +1.95% SOL $106.2000 ▲ +5.13%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.08 ▼0.54 % ARI 4,641 ▼0.5 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.08 ▼0.54 % ARI 4,641 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

Spanja, pro mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare me BE/ Ambasadori spanjoll: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë

Spanja mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkon që Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të 22 qershorit të marrë vendimin të hapë negociatat dhe të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso u shpreh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “Spanja mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Së dyti, theksoi ambasadori spanjoll për ATSH-në, “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të 22 qershorit merr vendimin të hapë negociatat dhe të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Ky është qëndrimi i Spanjës”.

Ambasadori i Spanjës u shpreh për ATSH se, mbështetja për Shqipërinë nga ana e Spanjës u konfirmua në takimin që kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi zhvilloi me Sekretarin spanjoll të Shtetit për Çështjet Europiane, Juan González-Barba.

“Kur kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi vizitoi Spanjën në fillim të qershorit, ai takoi disa zyrtarë dhe mes tyre edhe Sekretarin spanjoll të Shtetit për Çështjet Europiane. Pas takimit Sekretari ynë për Çështjet Europiane dha një deklaratë publike përmes Twitterit, ku tha se Spanja e mbështet plotësisht rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe shpreson dhe uron që në qershor të merret vendimi në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme që të mbahet Konferenca e Parë ndërqeveritare me Shqipërinë”, theksoi për ATSH-në, ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.