☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.46 ▼7.94%
ARI 4,076 ▲3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,148 ▲ +2.89% ETH $2,422 ▲ +5.5% XRP $1.3035 ▲ +1.44% SOL $94.7600 ▲ +1.14%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,076 ▲3.43 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,076 ▲3.43 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Zjarri shkrumbon 26 mijë ha tokë, evakuohen 1 200 banorë

MADRID, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Një zjarr i madh pyjor, që shpërtheu të enjten rreth 100 kilometra në veri të Madridit, vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe deri tani ka djegur rreth 26 mijë hektarë tokë, ndërsa ka detyruar 1 200 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, bën të ditur sot shërbimet spanjolle të zjarrfikjes dhe parandalimit të zjarreve (Infocam), të cilat po vazhdojnë operacionet intensive për izolimin e flakëve.

Zjarri nisi pranë fshatit La Mierla, në provincën Guadalajara, në rajonin qendror të Castilla-La Mancha, por për shkak të temperaturave të larta, erërave dhe thatësirës, ai është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe shumë të gjerë.

Gjatë orëve të fundit, flakët kanë përfshirë edhe pjesë të Parkut Natyror Sierra Norte, një zonë me vlera të mëdha natyrore dhe biodiversitet të pasur.

Autoritetet kanë mobilizuar dhjetëra ekipe zjarrfikësish, mjete tokësore dhe avionë për shuarjen e flakëve, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e jetës së banorëve dhe pengimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara.

Evakuimet janë kryer si masë parandaluese, ndërsa banorët janë strehuar në qendra të përkohshme.

Situata mbetet kritike edhe për shkak të parashikimeve meteorologjike.

Spanja pritet të goditet në ditët në vijim nga një valë e re e të nxehtit, me temperatura shumë të larta, të cilat rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve të reja dhe e bëjnë më të vështirë kontrollin e vatrave ekzistuese. /Ad.Ab./ a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.