Spektakël i “Golden Voyager” në Lungomaren e Vlorës
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga spektakli i dhuruar nga “Golden Voyager” i Lojërave Olimpike të Parisit, i cili solli një atmosferë të veçantë në Lungomaren e Vlorës, në kuadër të “DansMusik Fest”.
“Drejt Hënës”, shkruan Rama në publikimin e tij, duke shoqëruar me këtë mesazh pamjet e spektaklit të zhvilluar buzë bregdetit të Vlorës.
Muzika, kërcimi dhe koreografitë artistike u ndërthurën me spektaklin e dritave, duke krijuar një atmosferë magjike përgjatë Lungomares së Vlorës.
Pamjet e publikuara përcjellin një mbrëmje festive, ku instalacionet e ndriçimit krijojnë një efekt vizual të veçantë mbi bregdetin, ndërsa dritat duket sikur afrojnë hënën pranë brigjeve të Adriatikut.
“Golden Voyager”, i prezantuar si pjesë e atmosferës së Lojërave Olimpike të Parisit, solli në Vlorë një kombinim të artit, muzikës, performancës dhe teknologjisë së ndriçimit, duke e kthyer hapësirën e Lungomares në një skenë të hapur nën qiellin e natës, që pa dyshim iu shtuan atmosferës së këtij sezoni veror.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.