Kronika

Statistika e krimeve: 3.5% më pak se në tremujorin e parë 2016

Sipas publikimit të bërë dje nga Insituti i Statistikave, në tremujorin e parë 2017 janë kryer 7.495 vepra penale, rreth 3,5 % më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Gjatë tremujorit të parë 2017 janë rregjistruar 7.829 autorë të veprave penale të cilët janë 4,8 % më pak krahasuar me tremujorin e parë 2016. Ndaj totalit të veprave penale, pjesën më të madhe e zënë “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, me 39,4 %, “Krimet kundër autoritetit të shtetit” me 35,8 % dhe “Krimet kundër personit” me 20,3 %.

Vepra penale kundër personit

Gjatë tremujorit të parë 2017 janë kryer 1.522 vepra penale kundër personit, me një rritje prej 2,6 % në krahasim me tremujorin e parë 2016. Numri i autorëve të krimeve kundër personit, në këtë periudhë është 1.846, dhe përbën 23,6 % të totalit. Gjatë tremujorit të parë 2017, numri i autorëve të kësaj vepre penale ka shënuar rritje me 6,8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike

Në tremujorin e parë 2017 janë kryer 2.956 vepra penale “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, duke pësuar ulje me 9,8 % krahasuar me tremujorin e parë 2016. Autorët e tyre janë 2.689, rreth 14 % më pak se në të njëjtën tremujor të një viti më parë dhe përbëjnë 34,3 % të totalit. Në këto vepra penale, vjedhjet zënë 46,4 % të totalit. Krahasuar me tremujorin e parë 2016, gjatë këtij tremujori vjedhjet kanë pësuar një ulje me 20,7 %.

Veprat penale kundër autoritetit të shtetit

Në tremujorin e parë 2017 janë kryer 2.683 vepra penale, me një rritje prej 2,7 % në krahasim me tremujorin e parë 2016. Numri i autorëve gjatë tremujorit të parë 2017, është 2.907, duke shënuar një ullje me 1,4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike, përbëjnë përqindjen më të madhe të veprave kundër autoritetit të shtetit, me rreth 76 %, duke regjistruar një ulje të lehtë prej 2,9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Masat e sigurisë

Gjatë tremujorit të parë 2017, numërohen 7.829 masa sigurie për autorë të veprave penale, nga 8.226 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë duke pësuar një ulje me 4,8 %.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button