Stephen Baldwin thumbon të vëllanë, Alec Baldwin: “ Paratë e bëjnë mbret, jo talenti”

Duket se rivaliteti mes vëllezërve Baldwin nuk ka përfunduar ende. Aktori Stephen Baldwin ka bërë disa deklarata pikante për të vëllanë e tij më të madh, Alec Baldwin, duke vënë në diskutim talentin e tij si aktor.
Gjatë një interviste në podcastin “Still Here Hollywood”, Stephen u shpreh se, megjithëse Alec është padyshim më i suksesshmi financiarisht dhe emri më i njohur i familjes, kjo nuk do të thotë se është edhe më i talentuari.
“Paraja është mbret, ndaj Alec ka qenë gjithmonë, si të thuash, mbreti i padiskutueshëm. Por ai nuk është më i talentuari”, deklaroi Stephen, duke shtuar me humor: “Unë jam i vetmi që kam qenë pjesë e një filmi që ka fituar dy çmime Oscar. Duhej t’ia kujtoja pak këtë fakt. Më fal, Alec!”
Aktori iu referua filmit “The Usual Suspects”, të vitit 1995, ku interpretoi personazhin Michael McManus. Filmi fitoi dy çmime Oscar, për skenarin më të mirë origjinal dhe aktorin më të mirë në rol dytësor, çmim që iu dha Kevin Spacey.
Gjatë bisedës, Stephen foli edhe për periudhën kur ai dhe vëllezërit e tij, Alec, Billy dhe Daniel, konkurronin në të njëjtën industri.
Ai tregoi se kishte raste kur drejtuesit e Hollywood-iti konsideronin vëllezërit Baldwin si zëvendësues të njëri-tjetrit.
“Ka pasur raste kur Alec nuk ishte i disponueshëm dhe telefononin Billy-n. E zëvendësonin me një Baldwin, cilindo Baldwin”, tregoi aktori.
Stephen, 60 vjeç, është më i vogli nga katër vëllezërit aktorë, ndërsa Alec, 68 vjeç, ka ndërtuar karrierën më të spikatur në Hollywood.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.