🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,700 ▲ +0.11% ETH $2,412 ▼ -0.81% XRP $1.2971 ▼ -1.02% SOL $103.5600 ▼ -1.27%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

“Sterilizimi”/ Beqaj vijon kërkesat paraprake në gjykatë, kërkon përjashtimin e provave dixhitale dhe pushimin e çësh

Në seancën gjyqësore për çështjen e njohur si “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka vijuar me kërkesat paraprake, duke qëndruar jashtë kafazit pranë avokatëve dhe i shoqëruar në sallë nga forcat e Policisë së Burgjeve.

Beqaj kërkoi përjashtimin e disa provave dixhitale, duke argumentuar se ato bien ndesh me Kodin e Procedurës Penale, konventat ndërkombëtare, si dhe vendime të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, laboratori dixhital i SPAK nuk ka akreditim dhe nuk plotëson standarde ISO, ndërsa ngriti pyetjen se cili institucion e ka certifikuar atë.

Ai deklaroi gjithashtu se Shqipëria nuk ka një përkufizim të qartë për vjedhjen dhe iu referua, sipas tij, disa kodeve ndërkombëtare dhe historike për ta argumentuar qëndrimin e tij, duke pretenduar se nuk ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

“Kërkoj të përjashtohen disa prova dixhitale, pasi bien në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, konventat ndërkombëtare, vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë dhe dy vendime të Gjykatës Kushtetuese. Laboratori dixhital i SPAK nuk ka akreditim, nuk ka standarde ISO. Kush është enti që e ka certifikuar? E kemi pyetur për këtë standard dhe nuk morëm përgjigje. Kërkoj që njoftimi i akuzës të shpallet i pavlefshëm. Pasi në këtë njoftim thuhet se nuk ka dhe nuk gjendet kontratë, atëherë çfarë është hetuar?

Akuza nuk ka një shifër konkrete të vjedhjes si fakt penal, ndaj kërkoj pushimin e kësaj çështjeje. Në njoftimin e akuzës, padijenia ime përjashtohet, sepse jam i kujdesshëm për detajet dhe matematicien. A mund të akuzohem unë për profesionin tim?”, u shpreh Beqaj, duke shtuar se akuza nuk përmban një shifër konkrete të dëmit apo faktit penal dhe se kërkon pushimin e çështjes.

Në seancë, gjyqtarja Rudina Palloi ngriti pyetjen nëse sjelljet e të pandehurit në seancë paraprake janë pjesë e faktit penal, ndërsa prokuroria u përgjigj se ato nuk përbëjnë pjesë të faktit penal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.