Rajoni

Stoltenberg: Nëse Maqedonia zgjidh çështjen e emrit, NATO-ja do ta ftojë për anëtarësim

Nëse Maqedonia zgjidh çështjen e emrit, atëhere NATO-ja do ta ftojë për anëtarësim, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë ekskluzive për agjencinë greke të lajmeve, ANA.

”Përshëndes mbështetjen e madhe politike për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë dhe nëse kjo çështje zgjidhet, atëhere NATO-ja do ta ftojë Maqedoninë që të bëhet anëtare e saj”, deklaroi Stoltenberg.

I pyetur për të komentuar edhe marrëdhëniet greko-turke, Stoltenberg shprehu shqetësimin mbi incidentet e përsëritura në detin Egje’.

”Por, unë përgëzoj edhe komunikimin e drejtpërdrejtë mes qeverisë greke dhe asaj turke dhe shpresoj se mosmarrëveshjet do të zgjidhen në kuadër të dialogut dhe bashkëpunimit”, shtoi ai.

“NATO-ja shërben edhe si një forum për të bashkuar Greqinë dhe Turqinë”, tha Stoltenberg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button