☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,147 ▲ +0.69% ETH $2,270 ▲ +0.84% XRP $1.2507 ▼ -0.3% SOL $94.7100 ▼ -1.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

STRASBURG – Von der Leyen propozon që Kanadaja të bëhet anëtare e asociuar e BE-së

STRASBURG, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar që Kanadaja të bëhet anëtare e asociuar e Bashkimit Evropian, një status që aktualisht nuk ekziston në traktatet e BE-së.

Gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri kanadez Mark Carney, von der Leyen tha se BE-ja dhe Kanadaja duhet të krijojnë një aleancë për të ndërtuar një hapësirë të përbashkët të prosperitetit dhe sigurisë ekonomike.

Ajo tha se bashkëpunimi i ri do të përfshinte sektorë strategjikë si prodhimi, teknologjia dhe inteligjenca artificiale, industria e mbrojtjes, angazhimi në rajonin e Arktikut, energjia dhe mineralet kritike.

”Evropa dhe Kanadaja besojnë te demokracia. Fuqia nuk u përket më të fortëve, më të pasurve apo atyre që flasin më fort, por të gjithë neve”, deklaroi Von der Leyen.

”Duhet urgjentisht të rimendojmë partneritetet tona. Prandaj, do të doja të punoja me ju për t’i hapur derën Kanadasë që të bëhet anëtarja e parë e asociuar e BE-së”, shtoi ajo.

Deklarata e presidentes së Komisionit Evropian u prit me duartrokitje në këmbë nga një pjesë e deputetëve evropianë.

Nga ana e tij, Carney ka deklaruar më herët këtë javë se Kanadaja synon të ndërtojë një aleancë unike me Bashkimin Evropian.

Megjithatë, statusi i anëtarit të asociuar nuk ekziston aktualisht në kuadrin ligjor të BE-së dhe krijimi i një formule të tillë do të kërkonte përcaktimin e një kuadri të ri ligjor dhe politik.

Kanadaja dhe BE-ja kanë tashmë marrëdhënie të ngushta tregtare përmes Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe Tregtare (CETA). Otava ka kërkuar kohët e fundit forcimin e lidhjeve me partnerët evropianë, në një kohë kur marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara janë tensionuar./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.