🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.03%
DOW 51,372 ▼0.27%
NASDAQ 26,920 ▼0.06%
NAFTA 94.72 ▲2.78%
ARI 4,305 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,375 ▲ +0.26% ETH $2,683 ▲ +0.85% XRP $1.5342 ▲ +2.99% SOL $117.1000 ▲ +2.72%
S&P 500 7,704 ▼0.03 % DOW 51,372 ▼0.27 % NASDAQ 26,920 ▼0.06 % NAFTA 94.72 ▲2.78 % ARI 4,305 ▼0.32 % S&P 500 7,704 ▼0.03 % DOW 51,372 ▼0.27 % NASDAQ 26,920 ▼0.06 % NAFTA 94.72 ▲2.78 % ARI 4,305 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Kronika

Studimi japonez: Mënyra si duket një lagje, ndikon në cilësinë e gjumit

Mënyra e projektimit të qyteteve mund të ketë impakt në shëndetin publik.

Studiuesit nga Universiteti Metropolitan i Osakës në Japoni, janë të mendimit se mënyra se si duket një lagje mund të ndikojë në cilësinë e gjumit të banorëve.

Duke që se gjumi është shtylla kryesore e shëndetit dhe mungesa e tij lidhet me një rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare, obezitet, depresion dhe ulje të produktivitetit, studiuesit po hetojnë nëse elementët e mjedisit të ndërtuar mund të ndihmojnë gjithashtu njerëzit të bëjnë një gjumë më të mirë.

Studiuesit shqyrtuan se si pamja e lagjes dhe perceptimi i sigurisë ndikojnë në gjumin e të rriturve të punësuar, të moshës 40 deri në 59 vjeç, që jetonin në katin e tretë ose më poshtë në Tokio.

Ekipi kërkimor përdori inteligjencën artificiale për të analizuar më shumë se 200 mijë imazhe nga Google Street View, për të identifikuar karakteristikat vizuale të lagjeve. Më pas, këto të dhëna u lidhën me informacionin mbi gjumin e 1,089 të rriturve të punësuar që jetonin në katet e ulëta të ndërtesave.

Ata zbuluan se lagjet me më shumë gjelbërim u lidhën me një perceptim më të lartë të sigurisë dhe, si rrjedhojë, me një gjumë më të gjatë. Ndërsa lagjet me rrugë më të përshtatshme për këmbësorët u shoqëruan me një perceptim më të ulët të sigurisë dhe me një kohëzgjatje më të shkurtër të gjumit.

Autorët thonë se këto gjetje zgjerojnë të kuptuarit mbi mënyrën se si mjedisi urban ndikon në shëndetin e gjumit dhe identifikojnë tregues praktikë që mund të ndihmojnë kërkimet e ardhshme dhe planifikimin urban për krijimin e qyteteve më të shëndetshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.