🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,698 ▼0.58%
DOW 51,563 ▼0.51%
NASDAQ 26,887 ▼0.67%
NAFTA 92.84 ▲0.47%
ARI 4,168 ▼3.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,612 ▼ -0.96% ETH $2,681 ▼ -0.21% XRP $1.4987 ▼ -1.27% SOL $119.0400 ▼ -2.29%
S&P 500 7,698 ▼0.58 % DOW 51,563 ▼0.51 % NASDAQ 26,887 ▼0.67 % NAFTA 92.84 ▲0.47 % ARI 4,168 ▼3.55 % S&P 500 7,698 ▼0.58 % DOW 51,563 ▼0.51 % NASDAQ 26,887 ▼0.67 % NAFTA 92.84 ▲0.47 % ARI 4,168 ▼3.55 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Bota

SUEDI – Dështojnë negociatat për krijimin e qeverisë pas përplasjeve mes partive

STOKHOLM, 28 shtator /ATSH-DPA/ – Përpjekjet e socialdemokratëve suedezë për të krijuar një qeveri të re, kanë dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive të qendrës së majtë.

Liderja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, e njoftoi këtë sot, rreth dy javë pasi partia e saj doli e para në zgjedhjet parlamentare të 13 shtatorit, me 28% të votave.

Socialdemokratët morën detyrën për të provuar krijimin e qeverisë, pasi katër parti që kishin deklaruar mbështetjen për Andersson si kryeministre, kishin së bashku 176 nga 349 vendet në Parlament, një shumicë të ngushtë.

Këto katër parti ishin, Socialdemokratët; Të Gjelbrit; Partia e Qendrës dhe Partia e Majtë.

Por mes dy prej tyre, Partisë së Majtë dhe Partisë së Qendrës, kishte mosmarrëveshje të mëdha.

Të dyja partitë nuk pranonin që pala tjetër të bëhej pjesë e qeverisë.

Situata u përkeqësua pasi Partia e Majtë njoftoi se do të mbështeste Andreas Norlén, nga Partia e Moderuar konservatore, për postin e kryetarit të Parlamentit.

Andersson tha se, me këtë veprim, Partia e Majtë po largohej nga grupi që po përpiqej të krijonte qeverinë dhe se grupi tjetër duhej të merrte detyrën për formimin e qeverisë.

Norlén u rizgjodh sot kryetar i Parlamentit me 200 vota kundër 146.

Liderja e Partisë së Majtë, Nooshi Dadgostar, e kundërshtoi versionin e Andersson.

Ajo tha se kishte mbështetur Norlén sepse e konsideronte një politikan me përvojë për drejtimin e Parlamentit.

Çfarë ndodh tani?

Pas dështimit të bisedimeve mes partive të qendrës së majtë, procesi për krijimin e qeverisë nis praktikisht nga e para.

Kryetari i Parlamentit, Andreas Norlen, duhet t’ia japë sërish një partie detyrën për të provuar krijimin e qeverisë.

Një mundësi është që këtë detyrë ta marrë përsëri Ulf Kristersson, ish-kryeministri konservator, i cili dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.