☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.93 ▲0.03%
ARI 4,074 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,939 ▲ +1.18% ETH $2,350 ▲ +1.69% XRP $1.3236 ▲ +2.41% SOL $101.3100 ▲ +0.95%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.93 ▲0.03 % ARI 4,074 ▼0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.93 ▲0.03 % ARI 4,074 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Super Sadiku, Shqipëria “hakmerret” ndaj Izraelit, fiton 3-0

Kuqezinjtë e De Biasit janë rikthyer mbrëmë te fitoret, pasi zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar ndaj Izraelit dhe arritën të fitojnë me rezultatin 0-3.
Shqipëria rikthehet te rreshtimi i zakonshëm, 4-5-1 dhe që në fillim kërcënon izraelitët. Kuqezinjtë kanë kontrollin e lojës dhe i afrohen disa herë portës kundërshtare, por golin e gjejnë vetëm në minutën e 22-të.
Armando Sadiku merr një pasim mbi vijën e 16 metërshit dhe godet me të djathtën, duke gjetur cepin e portës izraelite.
Në minutën e 44 është sërish sulmuesi elbasanas, që kontrollon një top, nga një distancë prej mbi 25 metrash nga porta dhe sërish me të djathtën gjen rrjetën dhe dyfishon rezultatin.
Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdon të ruajë kontrollin e lojës dhe të sulmojë herë pas here rrezikshëm, derisa gjejnë golin e tretë, në minutën e 71-të.
Memushaj dërgon në rrjetë topin e ardhur në zonë nga Hysaj, pas një superaksioni të kuqezinjve, që pati si protagonistë, mbrojtësin shkodran dhe Cikalleshin.
Vlen të përmendet edhe ndeshja mjaft e mirë e portierit të kuqezinjve, Thomas Strakosha, i cili u tregua i gatshëm në çdo çast dhe realizoi disa pritje spektakolare.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria merr vendin e tretë të renditjes, me pikë të barabarta me Izraelin e vendit të katërt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.