⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.68%
DOW 52,394 ▲0.06%
NASDAQ 26,516 ▲1.32%
NAFTA 100.23 ▼1.5%
ARI 4,074 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,531 ▲ +0.36% ETH $2,346 ▲ +0.95% XRP $1.3215 ▲ +2.05% SOL $100.9100 ▼ -0.87%
S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,394 ▲0.06 % NASDAQ 26,516 ▲1.32 % NAFTA 100.23 ▼1.5 % ARI 4,074 ▲0.89 % S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,394 ▲0.06 % NASDAQ 26,516 ▲1.32 % NAFTA 100.23 ▼1.5 % ARI 4,074 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Sporti

Superliga- Partizani fiton edhe ndaj Vllaznisë

Partizani ka mposhtur 1-0 Vlllazninë mbrëmjen e sotme në stadiumin Kombëtar ‘Qemal Stafa”. Pas kësaj fitoreje Partizani vazhdon të udhëheqë kampionatin e Kategorisë Superiore, tani me 4 pikë larg kampionëve të Skëndërbeut.

Në ndeshjen më të dobët të sezonit, përballë një Vllaznie të ringjallur, të kuqtë e kryeqytetit kanë arritur të sigurojnë fitoren që i mban të distancuar me korçarët, falë golit të Fazlliut në minutat e fundit.

Pas një morie krosimesh të hedhura në zonën shkodrane, Fazlliu arriti të shpëtojë mbrojtjes, duke e shtyrë topin më kokë në rrjetë.

Partizani ka mposhtur 1-0 Vlllazninë mbrëmjen e sotme në stadiumin Kombëtar ‘Qemal Stafa”Me të njëjtin rezultat të ngushtë arritën fitoren edhe durresakët e Teutës, duke mposhtur në “Niko Dovana” Kukësin. Golin për të besuarit e Maganit e shënoi Dita në minutën e 37 të takimit. Tanimë durrasakët kanë parakaluar në renditje skudrën kuksiane.

Sa i përket skuadrës veriore ata kanë zbritur në vendin e katërt, por me pikë të barabarta me Tiranën, që fitoi në mesditën e së hënës në Ballsh me Bylisin, me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Elis Bakajt.

Takimi i tjetër i javës së 12 ishte ai i luajtur në Laç, mes vendasve dhe Flamurtarit. Edhe pse miqtë nga Vlora kaluan të parët në avantazh me Fustar, kurbinasit shënuan 2 herë me Nimanin dhe Valiajn.

Partizani ka mposhtur 1-0 Vlllazninë mbrëmjen e sotme në stadiumin Kombëtar ‘Qemal Stafa”Edhe pas javës së 12 kryesimin e mban Partizani, në kuotën e 32 pikë. 28 për Skënderbeun ne vendin e dytë dhe Teuta që ndjek me 23 pikë. Mbyllin klasifikimin Bylis dhe Vllaznia, përkatësisht me 6 dhe 5 pikë.

Java e ardhshme rezervon surpriza me përballjen mes Tiranës e Skëndërbeut dhe Partizanin që udhëton drejt Kukësit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.