🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,609 ▼0.62%
DOW 52,456 ▼0.22%
NASDAQ 26,064 ▼1.02%
NAFTA 103.65 ▲3.6%
ARI 4,314 ▼2.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,216 ▲ +1.85% ETH $2,510 ▲ +1.34% XRP $1.3966 ▲ +4.28% SOL $101.5300 ▲ +1.55%
S&P 500 7,609 ▼0.62 % DOW 52,456 ▼0.22 % NASDAQ 26,064 ▼1.02 % NAFTA 103.65 ▲3.6 % ARI 4,314 ▼2.15 % S&P 500 7,609 ▼0.62 % DOW 52,456 ▼0.22 % NASDAQ 26,064 ▼1.02 % NAFTA 103.65 ▲3.6 % ARI 4,314 ▼2.15 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Tabaku: Buxheti i 2019, në interes të oligarkëve dhe skllavëron shqiptarët

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka denoncuar sot qeverinë, duke thënë se metoda e shpikur nën këtë qeverisje me emrin PPP u ka kushtuar deri më tani shqiptarëve 2.2 mld euro. Sipas saj në mënyrë të paprecedentë në vitin 2019, për koncesionet do paguhet një vlerë prej 105 mln eurosh, duke ia hequr këtë shumë investimeve në infrastrukturë, ujësjellës dhe shkolla.

Tabaku shprehet se kushdo që voton buxhetin 2019, në fakt ka votuar një buxhet në interesin e oligarkëve dhe një pakice që dëshiron të skllavërojë shqiptarët njësoj siç dikur diktatura famëkeqe moniste bëri me prindërit tanë

Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë 

Tanimë është faktuar nga të gjitha drejtimet se kjo bandë që sot qeveris vendin nuk mendon vetëm si të vjelë sa më shumë para nga xhepat e shqiptarëve, por edhe si të shpërdorojë sa më shumë para nga buxheti dhe arka e parave publike. Metoda e shpikur vetëm nën këtë qeverisje dhe bekuar me emrin gjoja perëndimor të PPP-ve u ka kushtuar deri më tani shqiptarëve 2.2 mld euro. Një shifër që është e barabartë me 31% të produktit të brendshëm bruto.

Ndërsa 40% e qytetarëve të këtij vendi kanë marrë rrugën e pakthim të kurbetit dhe kërkesës për strehim politik, një grusht i vogël klientësh të qeverisë me kukullat e tyre në krye të ministrive kanë përgatitur një nga vjedhjet më të bujshme dhe më të frikshme të këtyre 2 dekadave pluralizëm.

Sipas të dhënave të vetë buxhetit të shtetit, projekti i hajdutërisë “1 mld euro” është vlerësuar me rritje në çdo PPP që qeveria ka programuar apo ia ka dhënë ndonjë prej oligarkëve. Ky buxhet i cili parashikon rritjen e kostos për 1 kilometër rrugë nga 1 mln euro në 11 milionë euro është dëshmia më e qartë e asaj vjedhje tanimë të ligjëruar me Ligjin e Buxhetit që kjo mazhorancë do të kryejë vitin e ardhshëm.

Ky buxhet në mënyrë të paprecedentë vendos në vitin 2019 koncesione me vlerë 105 mln euro, duke ia hequr këtë investimeve normale në infrastrukturë, ujësjellës dhe shkolla.

  • Janë 2.1 miliardë dollarë për 14 kontrata PPP – klientele e qeverise.
  • Gjoba vjetore 105 milionë euro në 2019, te gjitha para qe do të paguhen nga xhepat e shqiptareve.
  • Borxhi publik rritet nga 72% ne 85% te Prodhimit të Brendshëm Bruto.
  • Çdo shqiptar, që nga fëmija i sapolindur tek më i moshuari do të paguajë këtë vit 730 euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.