☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,036 ▲ +0.04% ETH $2,689 ▼ -0.25% XRP $1.5455 ▼ -2.84% SOL $120.9400 ▲ +0.44%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Bota

TAJLANDË – Reshjet e dendura përmbytin Bangkokun

STAMBOLL, 26 shtator/ATSH-AA/ – Të 50 rrethinat e kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok, janë shpallur zona fatkeqësie për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve.

Moti ka shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe ka ndikuar në jetën e përditshme, ndërsa Bangkoku lindor është ndër zonat më të prekura, raportoi “Bangkok Post”.

Shpallja u mundëson Administratës Metropolitane të Bangkokut, agjencive të tjera shtetërore dhe administratave lokale të ndërmarrin veprime më të shpejta dhe të koordinuara në zonat e prekura.

Banorët u paralajmëruan përmes një njoftimi në telefonat celularë se nivelet e ujit në kanale, të cilat tashmë kanë arritur pikën kritike, pritet të rriten më tej.

Departamenti Meteorologjik tha se moti i paqëndrueshëm është shkaktuar nga një sistem i fuqishëm me presion të ulët mbi Rrafshnaltën e Poshtme Qendrore, Bangkokun dhe provincat përreth, si dhe nga forcimi i musonit jugperëndimor mbi Detin Andaman, jugun dhe Gjirin e Tajlandës.

Departamenti paralajmëroi të shtunën se reshje të dendura priten në gjithë vendin deri të dielën.

Administrata Metropolitane e Bangkokut tha se përmbytjet mund të tërhiqen brenda gjashtë orësh nëse nuk ka reshje të tjera, ndërsa stacionet e pompimit po funksionojnë me kapacitet të plotë.

Banorët në disa lagje gjithashtu nisën të blejnë me nxitim artikuj bazë, duke krijuar rezerva për shkak të shqetësimeve se përmbytjet mund të përkeqësohen. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.