☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,012 ▲ +0.47% ETH $2,688 ▲ +0.23% XRP $1.5443 ▼ -1.85% SOL $120.8700 ▲ +1.2%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Kronika

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Ish-kreu i një prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, kundërshtari i përbetuar i Lulzim Berishës, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda, kryesisht vrasje të kundërshtarëve. Në 2020, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës. Më herët, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila më vonë edhe u dënua, kishte rrëzuar dënimin e përjetshëm për Doklen dhe e kishte dënuar përfundimisht me 25 vite, duke i ndezur edhe dritën jeshile për liri.

Por, teksa paraqitej në Shërbimin e Provës, Dokle shpejt do të rikthehej në botën e krimit. Ai nisi përplasjen e fortë me bosin e bixhozit Ervis Martinaj dhe mes tyre nisi një luftë e ashpër. Luftë që kulmoi me vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, xhaxhait të bashkëshortes së Dokles. Pas këtij momenti, ndaj njerëzve të Ervis Martinajt, që ishte po ashtu në përplasje me disa grupe të tjera, si klani i drejtuar nga Leonard Duka, vëllezërit Durim e Valter Bami etj.

Pas zhdukjes së Martinajt në 2022, dyshimet ranë edhe mbi Indrit Doklen dhe ai u mor në pyetje lidhur me çështjen. Dyshimet rreth tij u ngritën pasi i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, akuzoi Martinajn se i kishte ofruar gjysmë milioni euro për ta ekzekutuar. Edhe pse i zhdukur pa gjurmë, ndaj Martinajt u ngritën akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Të njëjtat akuza u ngritën edhe ndaj Elvin Merlikës, i njohur si krahu i djathtë i Martinajt. Dokle, ndërkohë, sipas të dhënave, gjatë kësaj kohe krijoi lidhje të forta me bosë të krimit në Durrës dhe Fier.

Indrit Dokle është nën akuzë zyrtare në kuadër të aksionit “Revanshi” për “Sigurimin e kushteve dhe të mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal. Ndoka është ish-deputet i PS-së, po ashtu në kërkim. Dokle dyshohet se bashkëpunoi me Durim Bamin për këtë ngjarje.

Dokle akuzohet po ashtu edhe për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal. Xheçuka ndodhet në kërkim dhe është një prej njerëzve të besuar të Martinajt, ndërsa Mihasi, po ashtu pjesë e grupit të Martinajt, u ekzekutua në një atentat mafioz në Unazën e Re bashkë me Armando Dumanin. Ka dyshime se Indrit Dokle, për disa kohë, u strehua në Dubai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.