Wendt i paraqet letrat kredenciale presidentit Begaj, ambasada e SHBA-së: Çojmë përpara objektivat e Donald Trump
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur mbërritjen e ambasadorit të ri dhe paraqitjen e letrave kredenciale në Presidencë të ambasadorit amerikan Eric Wendt.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së shkruan se ambasadori i ri “i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, ndërsa të dy “riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”
Njoftimi i plotë:
Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.