PARIS – 700 000 besimtarë në meshën e papa Leones XIV
PARIS, 26 shtator /ATSH-AFP/ – Mesha e kremtuar nga papa Leone XIV në ”Place de la Concorde”, në Paris, nisi sot pak pas orës 15:00, përpara një turme të madhe besimtarësh të mbledhur përgjatë Champs-Élysées.
Sipas Vatikanit, rreth 700 000 persona po marrin pjesë në meshë, e cila përbën momentin kulmor të ditës së dytë të vizitës së papës në Francë.
Kjo është vizita e parë e një pape në Paris që nga viti 2008, kur kryeqytetin francez e vizitoi papa Benedikti XVI.
Vizita e Leones XIV në Francë ka tërhequr një numër të madh besimtarësh, ndërsa prania masive në meshën e sotme shënon një nga momentet kryesore të qëndrimit të tij në Paris./ a.jor.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.