🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 05 August 2026
S&P 500 7,737 ▲1.79%
DOW 54,086 ▲1.71%
NASDAQ 26,585 ▲2.59%
NAFTA 76.35 ▲0.77%
ARI 4,267 ▲2.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,465 ▲ +0.7% ETH $1,880 ▼ -0.06% XRP $1.0660 ▼ -1.2% SOL $74.1100 ▲ +0.12%
S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.35 ▲0.77 % ARI 4,267 ▲2.76 % S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.35 ▲0.77 % ARI 4,267 ▲2.76 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Bota

TAJPEI – Tajvani nis manovrat më të mëdha ushtarake mes rritjes së presionit nga Kina

TAJPEI, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Tajvani ka nisur manovrat më të mëdha ushtarake të vitit, në një kohë kur tensionet me Kinën vazhdojnë të rriten.

Manovrat vjetore “Han Kuang”, të cilat do të zhvillohen nga 5 deri më 14 gusht, synojnë të përgatisin ushtrinë dhe popullsinë civile për një skenar të mundshëm pushtimi nga Pekini.

Gjatë manovrave do të simulohen skenarë luftarakë për forcat e armatosura dhe rezervistët, ndërsa edhe civilët do të përfshihen në ushtrime të mbrojtjes civile.

Autoritetet kanë njoftuar se do të zhvillohen prova për alarmet ajrore dhe madje do të ngadalësohet përkohësisht shpejtësia e internetit celular për të testuar reagimin ndaj ndërprerjeve të komunikimit.

Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta vendosur ishullin nën kontrollin e saj.

Vitet e fundit, Pekini ka shtuar ndjeshëm aktivitetin ushtarak rreth Tajvanit, me fluturime të shpeshta të avionëve luftarakë, patrullime të anijeve luftarake dhe operacione të Gardës Bregdetare në zonat përreth ishullit.

Në ditën e parë të stërvitjeve, rezervistët zhvilluan qitje me armë në plazhe që përballen me Ngushticën e Tajvanit, duke simuluar mbrojtjen ndaj një zbarkimi të mundshëm të forcave kineze.

Në pjesë të tjera të vendit u angazhuan tanke, mjete të blinduara, anije luftarake, një nëndetëse dhe helikopterë Black Hawk.

Një risi e këtij viti është decentralizimi i komandës, duke u dhënë komandantëve në terren më shumë liri për të marrë vendime pa pritur urdhra nga qendra.

Gjithashtu, ushtria po teston përdorimin e koordinuar të dronëve zbulues dhe sulmues, si pjesë e strategjisë së luftës asimetrike përballë epërsisë ushtarake të Kinës.

Presidenti Lai Ching-te deklaroi se Tajvani do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen kombëtare dhe rezistencën e gjithë shoqërisë përballë kërcënimeve në rritje.

Ndërkohë, qeveria synon ta rrisë buxhetin e mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030, edhe pse përballet me kundërshtime në parlament për nivelin e shpenzimeve ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes, Wellington Koo, theksoi se vetëm përmes stërvitjeve intensive Tajvani mund të jetë plotësisht i përgatitur për të përballuar çdo kërcënim të mundshëm./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.