Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin informues të Bordit të Paqes, së bashku me Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, të mbajtur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Takimi u përqendrua në përpjekjet e vazhdueshme dhe të koordinuara për të adresuar një nga krizat ndërkombëtare më urgjente dhe komplekse të kohës sonë.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerët tanë për t’i përkthyer këto angazhime në përmirësime të prekshme në jetët e njerëzve të Gazës, duke ndihmuar në krijimin e kushteve për një të ardhme më të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë për të gjithë”, tha Hoxha.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.