☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 95.03 ▲8.92%
ARI 5,151 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,371 ▼ -1.12% ETH $2,023 ▼ -0.73% XRP $1.3706 ▼ -1.23% SOL $85.1000 ▼ -1.6%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 95.03 ▲8.92 % ARI 5,151 ▼0.55 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 95.03 ▲8.92 % ARI 5,151 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Politika

Takimi i SEECP, Rama: Ta bëjmë rajonin një partner të denjë të BE

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në punimet e takimit informal të Ministrave të Punëve të Jashtëm, të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), i cili zhvillohet në kuadër të Presidencës Shqiptare të SEECP.

Mbledhja-e-ministrave-te-puneve-te-jashteme-9Foto-AKryeministri Rama theksoi se duhet punuar që të bëjmë rajonin më të denjë për BE. “Duhet të punojmë më tej që rajonin ta bëjmë një partner të denjë të Bashkimit Evropian”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, si partnerë duam të sigurojmë pozicionin tonë sa më të qëndrueshëm pro BE, por nga ana tjetër duam të jemi një partner pro aktiv i BE.foto 1

“Deklarata e përbashkët për luftën kundër terrorizmit që do të firmoset në këtë takim thekson më tepër angazhimin e përbashkët”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

BE, vijoi Rama, ‘po përballet me sfida  të mëdha dhe që të përballet me sukses me këto sfida duhet  që ky rajon të jetë një partner sa më i sigurtë”.

Duhet të tregojmë gatishmëri ekonomike për të çuar më tej bashkpunimin në rajon, theksoi Rama, duke shtuar se, “qeveria që drejtoj beson se procesi i Berlinit, por edhe projekte të tjera na mundësojnë të përmirësojmë situatën në rajon dhe Evropë”.

foto 3“Shqipëria do të angazhohet në procese politike, por edhe do të  angazhohet në procese infrastrukturore dhe energjitike”, tha Rama, duke shtuar se, “kontinenti evropian po kalon një pikë të fuqishme që do të kërkojë përpjekje të reja dhe Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për një Evropë të fortë dhe të bashkuar”.

“Besoj se Evropa, BE-ja, ka nevojë për ne po aq sa ne kemi nevojë për BE-në”, u shpreh Rama.

“Duhet të luftojmë që zëri jonë të dëgjohet dhe duhet të tregojmë me veprrime që jemi të gatshëm të japim kontributin tonë”, tha Kryeministri Rama.

Në takim marrin pjesë, përfaqësues të 13 vendeve pjesëmarrëse të SEECP, përfaqësues të Bashkimit Europian, përfaqësues të Presidencës Letoneze të BE dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).foto 6

Në takim do të diskutohen situata në rajon, zhvillimet politike të vendeve të rajonit, prioritetet e Kryesisë Shqiptare, aktivitetet e zhvilluara dhe ato në vazhdim, niveli i bashkëpunimit rajonal, hapat e ndërmarra në procesin e integrimit në strukturat Euroatlantike etj.

Kryesia shqiptare e SEECP-së përbën një angazhim të rëndësishëm politiko-diplomatik, në funksion të promovimit të mëtejshëm të rolit e të politikës së vendit tonë në rajon e më gjerë.

Ndërsa në përfundim të takimit në orën 13:00, Ministri Bushati së bashku me homologët e Bullgarisë dhe Rumanisë do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.