☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 05 June 2026
S&P 500 7,427 ▼2.08%
DOW 51,056 ▼0.98%
NASDAQ 25,901 ▼3.46%
NAFTA 90.06 ▼3.2%
ARI 4,357 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
₿ CRYPTO
BTC $60,600 ▼ -4.06% ETH $1,587 ▼ -9.92% XRP $1.1078 ▼ -4.92% SOL $64.8500 ▼ -5.71%
S&P 500 7,427 ▼2.08 % DOW 51,056 ▼0.98 % NASDAQ 25,901 ▼3.46 % NAFTA 90.06 ▼3.2 % ARI 4,357 ▼3.29 % S&P 500 7,427 ▼2.08 % DOW 51,056 ▼0.98 % NASDAQ 25,901 ▼3.46 % NAFTA 90.06 ▼3.2 % ARI 4,357 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
05 Jun 2026
Breaking
Politika

Takimi me Ramën në Zvërnec, banori: Ne jemi pro investimit, se nuk duam të rrimë si dikur. Por kërkojmë të drejtën e pr

Në takimin e zhvilluar me qytetarët vlonjatë në lidhje me investimet amerikane që pritet të bëhen në Zvërnec për të cilat mijëra qytetarë prej 6 ditësh protestojnë kundër, njëri prej qytetarëve i tha kryeministrit Edi Rama se banorët e zonës janë dakord për një risi.

Duke u shprehur, qytetari i cili pretendon që ka prona në Zvërnec, u dakordësua me projektin që pritet të zhvillohet me kushtin e vetëm që të mos preken tokat e qytetarëve.

“Për projektin ne jemi dakord për zhvillim duke ruajtur të gjitha parametrat përkatës. Por ne kërkojmë të drejtën e pronave të pronarëve” i tha qytetari Ramës.

Banori: Jam Enea Balliu një nga pronarët e Zvërnecit.

Rama: Pretend. Nuk është prona juaj. Unë kam ardhur të ju dëgjoj. Po fillove drejtësia e korruptuar e këto.. Të të them një gjë., e besoni juve që ne kemi një zonë që kemi pronar në det. Jo këtu diku tjetër. Kemi parcela në det. Se parcela të kufizuara në tokë, edhe mbi shkëmbinj kam parë pronarë. Po në det, te deti blu ka pronarë. Këtu bëhet nami me pronat. As nuk po tëb them ty që nuk ke të drejtë. Mund të kesh shumë të drejtë. Këtë drejtësinë e gjeni te drejtësia.

Qytetari: Ju falenderojmë që erdhët të dëgjoni zërin tonë.

Rama: Kush ua ka mohuar, shkoni kërkojeni. Mua s’po më mohohet zëri por dhe origjina. Secili me zërin e vet këtu. Ja ku jam.

Qytetari: Edhe Ardit Bido e di shumë mirë kujt i është vjedhur prona.

Rama: Ai është deputeti ynë dhe më ka thënë. Ai nuk është gjykatës. Po ta përsëris këtu nuk është punë opinioni, bëhet fjalë për procese gjyqësore. Secili ka të drejtën e vetë,. Për sa kohë proceset gjyqësore janë në rrugën e tyre.

Qytetari: Për projektin ne jemi dakord për zhvillim duke ruajtur të gjitha parametrat përkatës. Por ne kërkojmë të drejtën e pronave të pronarëve.

Rama: Edhe njëherë, prona është shitur dhe ka pronarë të tjerë që kanë arhur janë takuar dhe kanë parë të tjerë e nuk e di. Kur kanë ardhur te ne kanë dorëzuar të gjitha letrat. Nga ana e letrave janë ndjekur procedurat si për të gjithë. Fati ëstë se nëse ju dilni me të vërtetë propnarë, paratë do të kalohen te ju, do të jepen lekët: urdhëro lekët se prona jote është shitur kaq.

Qytetari: E keni thënë ju, por si po bëhet gjëja. Unë kam bërë që vjet kallëzim në SPAK.

Rama: Punën me SPAK-un e kemi ndarë. Nuk negocioj unë i pari. Nuk kam nevojë që të negocioj me asnjë. I thashë dhe Brunës ata që kanë shqetësime për këtë të flasin, të më bëjnë pyetje, po jo me ulërima e me sharje. Mua më shtohet jeta me ata që bëhet durim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.