TALIN – FT: Estonia po afron trupat e saj ushtarake pranë kufirit me Rusinë
TALIN, 5 tetor /ATSH-ANSA/ – Estonia po zhvendos në mënyrë të përhershme trupa më pranë kufirit rus dhe po pajiset me armatim të aftë për të goditur thellë në territorin fqinj.
Estonia, vendi – i pozicionuar në vijën e parë të NATO-s po përgatitet për një agresion të mundshëm rus përtej Ukrainës raporton ekskluzivisht ‘Financial Times’.
Zyrtarët ushtarakë dhe të inteligjencës estoneze nuk besojnë se Moska kërkon një luftë në shkallë të gjerë me NATO-n, të paktën jo në dy vitet e ardhshme, por ata besojnë se Rusia po përgatitet për një konflikt të mundshëm në të ardhmen me shtetin e vogël baltik.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.