☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 13 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▲0%
ARI 4,409 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,238 ▲ +0.2% ETH $2,505 ▼ -0.44% XRP $1.3540 ▼ -0.62% SOL $100.9300 ▼ -0.43%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▲0 % ARI 4,409 ▲0 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▲0 % ARI 4,409 ▲0 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

TAP vendos zgjerimin e furnizimeve me gaz, përfitime edhe për Shqipërinë

Konsorciumi për ndërtimin e Gazsjellësit TransAdriatik (TAP) është angazhuar për zgjerimin e tubacioneve nëpërmjet shtimit të kompresorëve, deklaroi shefi ekzekutiv i TAP-it, Walter Peeraer, sipas agjencisë zyrtare azere të lajmeve, AZERTAC.
Peeraer theksoi se konsorciumi i TAP-it është në bisedime me një sërë bankash dhe agjencish të eksportit të kredive për të mbuluar financimin e projektit, nga i cili do të përfitojnë të gjitha vendet ku ai kalon.
Gjithashtu, Peeraer vuri në dukje se këto tubacione do të eliminonin një sasi të madhe të qymyrit dhe do të ndihmonin në dekarbonizimin e Europës.

“Relativisht, gazi është i lirë në krahasim me lëndët e tjera djegëse, dhe është më e lehtë të ndërtohet një rrjet gazi sesa një rrjet i energjisë elektrike. Gazi do të përmirësojë konkurrencën e industrisë së Bashkimit Europian dhe do të jetë pjesë e përzierjes energjetike për të ardhmen”, shpjegoi ai.

TAP, me vlerë 4,5 miliardë euro, është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, që është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Europian.
Gazsjellësi do të lidhet me tubacionin e gazit të TransAnatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të transportohet në jug të Italisë.
TAP do të jetë gjithsej 878 kilometra i  gjatë, nga ku 550 kilometra në Greqi, 215 kilometra në Shqipëri dhe tetë kilometra në Itali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.