🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.24 ▼0.01%
ARI 4,417 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,452 ▲ +0.06% ETH $1,886 ▲ +0.44% XRP $1.0089 ▲ +0.44% SOL $76.2900 ▲ +0.97%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.24 ▼0.01 % ARI 4,417 ▼0.09 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.24 ▼0.01 % ARI 4,417 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
14 Aug 2026
Breaking
Politika

Tatimet në epokën digjitale, Qeveria drafton ligjin për raportimin e të ardhurave nga platformat online

Tregtia elektronike, qiradhënia e pronave online, shërbimet e transportit dhe ofrimi i shërbimeve të tjera përmes aplikacioneve do t’i nënshtrohen një filtri të ri transparence fiskale. Ministria e Financave ka përgatitur projektligjin “Për shkëmbimin automatik të informacionit nga operatorët e platformave digjitale”, një nismë që synon formalizimin e ekonomisë digjitale dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me Direktivën 2011/16/BE (të njohur ndryshe si DAC 7).

Detyrimet e reja për platformat digjitale

Me zgjerimin e shpejtë të ekonomisë digjitale, administratat tatimore kanë hasur vështirësi në identifikimin dhe monitorimin e të ardhurave të realizuara në internet. Për të adresuar këtë boshllëk, projektligji vendos rregulla strikte dhe të standardizuara për operatorët e platformave.

Sipas relacionit shpjegues të Ministrisë së Financave, nisma ka një objektiv të qartë “projektligji synon të adresojë nevojën për transparencë më të lartë tatimore në ekonominë digjitale, duke vendosur rregulla të qarta për mbledhjen, verifikimin dhe raportimin e informacionit nga operatorët e platformave digjitale, në mënyrë që autoritetet tatimore të kenë akses në të dhëna të sakta dhe të strukturuara.”

Në praktikë, çdo platformë digjitale (aplikacion ose faqe interneti) ka detyrimin ligjor të mbledhë dhe të raportojë çdo vit, deri më datën 31 janar, të dhënat e detajuara për përdoruesit ose shitësit që realizojnë të ardhura përmes tyre pranë administratës tatimore.

Shkëmbimi automatik i të dhënave me Bashkimin Evropian

Një nga shtyllat qendrore të këtij projektligji është bashkëpunimi administrativ ndërkombëtar. Informacioni i mbledhur në Shqipëri do të integrohet në një rrjet komunikimi me autoritetet evropiane, duke mos lënë hapësira për shmangie të detyrimeve jashtë vendit.

Dokumenti zyrtar i qeverisë saktëson procedurën reciproke.

“Brenda dy muajve nga marrja e këtyre të dhënave, administrata tatimore shqiptare i shkëmben ato me administratat tatimore të vendeve të Bashkimit Evropian. E njëjta gjë ndodh edhe në drejtim të kundërt, pra edhe vendet e BE-së i dërgojnë Shqipërisë informacionin përkatës.”, thuhet në relacion.

Si rrjedhojë, individët dhe personat juridikë shqiptarë që operojnë përmes platformave me rezidencë jashtë Shqipërisë do të identifikohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) përmes këtij shkëmbimi elektronik informacioni me homologët evropianë.

Sistemi IT prej 80 milionë lekësh dhe masat ndëshkuese

Për të përballuar dhe menaxhuar këtë volum të dhënash, qeveria ka parashikuar ngritjen e një infrastrukture të re teknologjike. Zbatimi i ligjit kërkon ndërtimin e një sistemi specifik informatik, për të cilin është akorduar një fond prej 80 milionë lekësh, i parashikuar në Buxhetin Afatmesëm 2026-2028.

Për operatorët e platformave që nuk u binden rregullave të reja — qoftë duke mos u regjistruar, duke mos verifikuar siç duhet përdoruesit, apo duke refuzuar raportimin — do të aplikohen sanksione. Gjobat janë përshtatur bazuar në ligjin aktual për procedurat tatimore dhe ndahen sipas shkallës së shkeljes.

“Vlerat e gjobave janë diferencuar në varësi të rëndësisë së shkeljes. Shkeljet që cenojnë drejtpërdrejt qëllimin e ligjit dhe funksionimin e mekanizmit të raportimit, si mosraportimi, mosregjistrimi dhe moszbatimi i procedurave të verifikimit të duhur, janë parashikuar me masa më të larta.”, theksohet në relacion.

Projektligji pritet t’i nënshtrohet procesit të konsultimit publik dhe më pas të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave brenda tremujorit të fundit të këtij viti. Zbatimi i tij në praktikë i është besuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.