☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,748 ▼ -0.76% ETH $2,477 ▼ -2.29% XRP $1.3404 ▼ -2.19% SOL $99.7000 ▼ -2.34%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Sporti

Taylor-it i besohet ndeshja City-Arsenal edhe pse ka lindur në Manchester, 47-vjeçari tifoz i “amatorëve” të Altrincham F.C.

Ndeshja mes Manchester City-t dhe Arsenal i është besuar njëri prej arbitrave më kontraversal të viteve të fundit. Bëhet fjalë për Anthony Taylor, i cili ka marrë të drejtën për të gjykuar ndeshjen e vitit në Angli edhe pse ka lindur në Wythenshawe të Manchester-it.

Për ndeshjen ku pritet të catkohet edhe fituesja e këtij sezoni në Premier League, të gjithë besojnë se Taylor do të gjykojë si i paanshëm edhe pse ka lindur në njërën prej qytezave të Manchester-it.

Sipas ish-arbitrit të Premier League Graham Scott për Taylor nuk do të jetë një problem që të jetë i paanshëm në këtë ndeshje pasi 47-vjeçari është tifoz i një tjetër skuadre.

“Fakti që jeton shumë pak kilometra nga stadiumi e bën Taylor-in që të konsiderohet jo i përshtatshëm për ndeshjet ku luajnë ekipet e Manchetser-it. Unë mendoj se për Anthony-n nuk është një problem. Ai është një tifoz i Altrincham F.C.”, tha Graham Scott për “The New York Times”. Një fakt të tillë e konfirmon edhe vetë presidenti i skuadrës, e cila militon në divizionin e pestë të kampionatit anglez. “Anthony gjithmonë ka qenë një tifoz i Altrincham-it. Prej vitesh ai merr biletën sezonale të Altricham-it edhe pse e ka të pamundur që të jetë prezent në të gjitha ndeshjet”, tha Grahame Rowley për të përditshmen amerikane.

The post Taylor-it i besohet ndeshja City-Arsenal edhe pse ka lindur në Manchester, 47-vjeçari tifoz i “amatorëve” të Altrincham F.C. appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.