🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 83.96 ▲0.26%
ARI 4,450 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,339 ▲ +1.09% ETH $1,903 ▼ -0.21% XRP $0.9976 ▼ -0.31% SOL $76.0800 ▲ +0.48%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 83.96 ▲0.26 % ARI 4,450 ▼0.52 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 83.96 ▲0.26 % ARI 4,450 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
roze

Taylor Swift dhe Blake Lively drejt pajtimit? Ftesa në dasmë ndez spekulimet

Raportohet se Taylor Swift dhe Blake Lively po përpiqen të rikuperojnë miqësinë e tyre, ndërsa gjithçka duket se ka nisur me një gjest pajtimi nga ana e Swift: një ftesë për dasmën e saj të ardhshme me Travis Kelce.

Sipas një burimi të cituar nga Daily Mail, dy ish-miqet kanë folur së fundmi në telefon, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt pajtimit.

“Të gjithë në rrethin e Taylor e dinë se Blake mund të marrë pjesë në dasmë. Ajo mund të zgjedhë të mos vijë, por kjo nuk do të ndodhë sepse nuk është e mirëpritur,” tha burimi.

Një tjetër person pranë situatës u shpreh se Lively është “në prag të një shansi të dytë”.

Ato kanë zhvilluar disa biseda të kujdesshme për të parë nëse mund të rikthejnë besimin mes tyre. Blake po rikthehet ngadalë në rrethin e Taylor, pasi këngëtarja duket se ka ndryshuar qëndrim,” tha burimi.

Sipas raportimeve, aktorja e filmit A Simple Favor e ka zgjedhur tashmë fustanin për ceremoninë dhe ka shumë gjasa të marrë pjesë në dasmë. Një burim i tretë shtoi se Lively nuk dëshiron të perceptohet si personi që mungon në një ngjarje kaq të rëndësishme, pasi “imazhi i saj është shumë i rëndësishëm për të”.

Përfaqësuesit e Swift dhe Lively nuk kanë komentuar ende mbi këto raportime.

Në maj, mediat raportuan se Swift kishte menduar fillimisht të mos e ftonte Lively-n në ceremoninë e saj të ardhshme, pas krisjes së miqësisë së tyre si pasojë e konfliktit ligjor të aktores lidhur me projektin It Ends With Us.

Megjithatë, një burim deklaroi në atë kohë se mundësia që Lively të merrte një ftesë ishte rritur ndjeshëm pasi çështja e saj ligjore përfundoi.

Marrëdhënia mes tyre  thuhet se u tensionua pasi Lively e përfshiu Swift në konfliktin e saj me Justin Baldoni. Dokumente gjyqësore të publikuara më vonë zbuluan se aktorja kishte tentuar të rregullonte marrëdhënien me këngëtaren pas përkeqësimit të situatës.

Sipas raportimeve, këto zhvillime ndikuan edhe në raportin e Swift me Keleigh Teller, bashkëshorten e aktorit Miles Teller, e cila thuhet se zgjodhi të distancohej nga drama.

Ndërkohë, lista e të ftuarve të mundshëm në dasmën e shumëpritur të Swift dhe Kelce përfshin emra të njohur si Zoë Kravitz, Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry Seaborn, Suki Waterhouse, Benson Boone si dhe motrat e grupit HAIM.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.