Të dielën zhvillohet Maratona e Tiranës, bllokohen dhjetëra rrugë! Ja se si do të devijohet qarkullimi dhe transporti urba
Tirana do të jetë mikpritëse këtë të diel, më 15 nëntor, e edicionit të dhjetë të Maratonës së Tiranës. Për zhvillimin e aktivitetit sportiv, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash që parashikon kufizime të qarkullimit të automjeteve në një pjesë të konsiderueshme të rrugëve të kryeqytetit.
Sipas planit të publikuar, kufizimi i qarkullimit do të nisë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Gjatë kësaj kohe do të ketë bllokime dhe devijime në akset kryesore të qytetit, për t’i lënë hapësirë zhvillimit të maratonës.
Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi
Bllokimet do të përfshijnë sheshin “Nënë Tereza”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “George W. Bush”, “Urani Pano”, “Ismail Ndroqi” dhe “Abdi Toptani”.
Kufizime do të ketë gjithashtu në bulevardin “Zogu I”, Bulevardin e Ri, rrugët “Ded Gjo Luli”, “Durrësit”, “Kavajës”, “Myslym Shyri”, “Ibrahim Rugova” dhe “Lek Dukagjini”.
Bllokimet do të shtrihen edhe në pjesë të bulevardeve “Zhan D’Ark”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, si dhe në segmente të Unazës së Mesme, rrugëve “Luigj Gurakuqi”, “Dibra”, “Barrikadave”, “Mine Peza”, “Vaso Pasha”, “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.
Për menaxhimin e trafikut janë parashikuar edhe drejtime të detyruara në disa kryqëzime, përfshirë ato pranë rrugës së Elbasanit, bulevardit “Zhan D’Ark”, rrugës së Dibrës, rrugës “Hoxha Tahsim”, bulevardit “Zogu I” dhe kryqëzimit “21 Dhjetori”.
Ndryshime edhe në linjat e transportit urban
Për shkak të bllokimeve, do të ndryshojnë edhe itineraret e disa linjave të transportit publik në kryeqytet.
Linjat 1/A dhe 1/B, 9, 11 dhe 16 do të pezullohen përkohësisht, ndërsa linjat e tjera do të devijohen drejt akseve alternative.
Konkretisht, linja 2 do të devijohet te sheshi “Wilson”, linjat 3 dhe 15 do të kenë ndryshime në itinerar pranë kryqëzimit “21 Dhjetori”, ndërsa linjat 4 dhe 5/B do të devijohen drejt sheshit “Karl Topia”.
Ndryshime do të ketë edhe për linjat 5/A, 6, 8, 10/A, 12/A, 12/B dhe 13, të cilat do të përdorin rrugë alternative në varësi të segmenteve të bllokuara.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.