Kronika

Të vetëshpallurit imamë kërcënojnë gjyqtaren: Do të vijë radha edhe ty!

Seanca e radhës ndaj të vetëshpallurve imamë, që akuzohen nga drejtësia shqiptare për terrorizëm dhe rekrutues për llogari të ISIS-it në Siri dhe Irak, është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes të pandehurve, prokurorit të çështjes dhe trupës së gjyqtarëve.

Gjithçka ka nisur me refuzimin e të pandehurit Bujar Hysa të avokatëve të caktuar nga lista kryesisht prej gjykatës.

I pandehuri Hysa ka replikuar ashpër me prokurorin e çështjes, ndërkohë që nuk kanë munguar as kërcënimet e tij në adresë të kryesueses së trupës së gjyqtarëve.

“Do të vijë radha edhe ty”, i është drejtuar gjykatëses së çështjes ai.

Pas këtij momenti, gjykata vendosi nxjerrjen jashtë të të pandehurit Hysa dhe shtyrjen e seancës.

Edhe seanca e mëhershme, e mbajtur në muajin shtator, dështoi për shkak të tensioneve në sallë.  Të vetëshpallurit imamë akuzohen për terrorizëm. Ata vepronin jashtë Komunitetit Mysliman Shqiptar në atë që njihet si xhamia e Unazës së Re.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button