☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 04 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 103.33 ▲1.36%
ARI 4,592 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
₿ CRYPTO
BTC $79,612 ▲ +1.48% ETH $2,358 ▲ +2.06% XRP $1.4071 ▲ +1.46% SOL $84.6300 ▲ +0.8%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 103.33 ▲1.36 % ARI 4,592 ▼1.12 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 103.33 ▲1.36 % ARI 4,592 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
04 May 2026
Breaking
Arte

Teatër, film, muzikë dhe performanca, Java e Evropës 2026 sjell 55 aktivitete kulturore në Shqipëri

Nga Julia Vrapi

Teatri, filmi, muzika janë vetëm një pjesë e programit kulturor, që sjell një sërë aktivitetesh këtë muaj. Në qytete të ndryshme të Shqipërisë në kuadër të Javës së Europës 2026 do të zhvillohet një program kulturor, që përfshin 55 aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore. Java e Evropës nis në Tiranë për të vijuar përgjatë ditëve në vijim jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit tonë me aktivitete. Në faqen e “European Union in Albania” është publikuar programi kulturor i Javës së Evropës 2026, i cili përfshin aktivitete të ndryshme në të gjithë vendin.

Në vijim theksohet se të gjitha aktivitetet janë falas dhe të hapura për publikun, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e një programi të larmishëm artistik. “Pritjes i erdhi fundi. Programi i plotë i Javës së Evropës 2026 është gati. Nga 9 deri më 22 maj, Java e Evropës merr formë në qytete të ndryshme të Shqipërisë me 55 aktivitete që variojnë nga teatri, filmi, kërcimi dhe muzika, tek ekspozitat, instalacionet, performancat, bisedat artistike dhe forma të tjera të artit bashkëkohor.

Shfleto programin e plotë, gjej aktivitetet që do të ndjekësh dhe bëhu pjesë e Javës së Evropës 2026. Të gjitha aktivitetet janë falas dhe të hapura për publikun”, thuhet në faqen e “European Union in Albania” në rrjete sociale. Çdo vit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri feston Javën e Evropës për të shënuar Ditën e Evropës dhe Deklaratën e Schuman-it të vitit 1950, hapin e parë drejt unitetit evropian.

Siç thuhej më herët në faqen e “European Union in Albania” përmes një programi aktivitetesh kulturore, arsimore dhe qytetare, Java e Evropës promovon vlerat thelbësore të BE-së, angazhon qytetarët dhe nxjerr në pah arritjet e përbashkëta. Në vitin 2025, programi i Javës së Evropës prezantoi një komponent të ri artistik, duke ftuar artistë dhe aktorë kulturorë shqiptarë të kontribuonin me produkte origjinale në teatër, muzikë, arte pamore, vallëzim dhe shfaqje ndërdisiplinore.

Java e Evropës që nis më 9 maj

Pjesëmarrësit në këto aktivitete që nisin në datën 9 maj këtë vit në Tiranë do të kenë mundësinë të ndjekin performanca të ndryshme, por dhe të rejat e artit bashkëkohor, ku aktivitetet e Javës së Evropës 2026 do të ofrojnë gjithashtu mundësi edhe për të rinjtë që të shfaqin talentet e tyre. Hapja e Javës së Evropës 2026 do të jetë më 9 maj paradite në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ndërsa një ditë më pas në teatrin “Skampa” Elbasan do të jetë “Një diplomë për njerëz të zakonshëm” me regji të Anila Ballës.

Në datë 11 maj në mbrëmje “Gjeografia e përkujdesjes” nga Marjana Kostandini, Olsi Hoxha dhe Orestia Kapidani te Vila 31x Art Explora, Tiranë. Në 12 maj prezantimi i instilacionit “Hije në murin e kohës: Opera di Dio (Vepër e Zotit) nga Alban Hajdinaj, kurator Francesco Scasciamacchia, ndërsa po këtë mbrëmje në Tiranë do të jetë “Një diplomë për njerëz të zakonshëm” në Teatrin Kombëtar Eksperimental, për të vijuar dhe me një sërë aktivitetesh të tjera në vijim përgjatë ditëve deri në 22 maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.