⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 99.10 ▼0.37%
ARI 4,040 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,471 ▼ -3.86% ETH $2,393 ▼ -4.09% XRP $1.3090 ▼ -5.19% SOL $103.7200 ▼ -4%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▼0.37 % ARI 4,040 ▼0.51 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▼0.37 % ARI 4,040 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
23 Tet 2026
Breaking
Arte

Teatri i Ri Kombëtar, Gonxhja: Punimet e infrastrukturës mund të zgjasin edhe një vit

Punimet për infrastrukturën e Teatrit të Ri Kombëtar mund të zgjasin edhe një vit, për shkak të kompleksitetit të projektit dhe problematikave të konstatuara gjatë gërmimeve, deklaroi ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Gjatë një prononcimi në media, Gonxhja bëri të ditur se në fazën e punimeve nëntokësore janë evidentuar ndryshime në themele, si dhe tunele nën zonën ku po ndërtohet godina e re, duke sjellë nevojën për përshtatje të projektit.

Ministri theksoi se këto problematika kanë ndikuar në ecurinë e punimeve, ndërsa bëri të ditur se gjatë zbatimit të projektit ka pasur edhe dy-tre ndërprerje.

“Investimi për godinën e re një herë në jetë bëhet. Është nga ato investime që janë shumë komplekse”, u shpreh Gonxhja.

Ai nënvizoi se po punohet për përfundimin sa më të shpejtë të projektit, me synimin që Teatri Kombëtar të rikthehet në një godinë të re, në vendndodhjen e teatrit të mëparshëm.

“Investimi për godinën e re një herë në jetë bëhet. Është nga ato investime që janë shumë komplekse, ka patur dy-tre ndalime gjatë rrugës, sepse ka pasur në themele, në gërmimet e pjesës nëntokësore, disa ndryshime, dhe ndodhin në projekte kaq komplekse. Ka pasur një ndryshim në studimin e asaj zone, atij blloku, dhe nga pikëpamja ligjore, ndërtimore, e infrastrukturës, disa tuneleve të gjetura poshtë. Ju siguroj që Teatri Kombëtar në vendin ku ka qenë Teatri i vjetër Kombëtar është nga ato vepra… Po bëhet maksimumi që të kemi sa më shpejt një Teatër Kombëtar në një godinë të re. Teatri Kombëtar mund të dojë edhe 1 vit që të mbarojë kontrata bazë me punimet për infrastrukturën”, tha Gonxhja

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.