☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 78.07 ▲1.01%
ARI 4,320 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,266 ▼ -0.41% ETH $1,898 ▲ +0.04% XRP $1.0192 ▼ -2.28% SOL $72.6000 ▼ -1.22%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.07 ▲1.01 % ARI 4,320 ▲0.47 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.07 ▲1.01 % ARI 4,320 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Politika

Tedi Blushi: Procesi ndaj Ilir Metës, politik

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dhënë një deklaratë për shtyp lidhur me procesin gjyqësor të kreut të kësaj force politike.

Ai e cilësoi këtë proces si politik dhe kërkoi që seancat të mbahen në lidhje të drejtpërdrejtë me qëllim transparencën e plotë.

“Në emër të Partisë së Lirisë theksoj se transparenca e gjithë këtij procesi në fakt është tmerri i Edi Ramës, sepse ai është kallëzuesi i rremë, rrëmbyesi mafioz, prokurori falsifikator dhe manipulator… së fundmi ai është dhe gjyqtësi i zotit Meta. Ndaj transmetimi live, një standard i vendosur që në fillim të viteve ’90 nga drejtësia shqiptare, kur vendi ende nuk ishte anëtar i Këshillit të Europës, është një e drejtë që duhet të garantohet urgjentisht, në respekt edhe të frymës jo vetëm të Kushtetutës, por dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Transmetimi live do të tregonte mbarë opinionit publik jo vetëm nivelin e vërtetë profesional të hetuesve, por dhe të gjyqtarëve specialë që kanë marrë përsipër të udhëheqin këtë proces farsë, kriminal dhe politik ndaj zotit Meta”, tha Blushi.

Kujtojmë se një ditë më parë u mbajt seanca e dytë në themel për ish-Presidentin, i cili nisi me debate për shkak të rrëzimit të kërkesës për transmetim live. Treshja e gjyqtarëve e cilësoi këtë kërkesë si një publicitet të ekzagjeruar.

Pas afro gjashtë orë  seancë, Gjykata e Posaçme ndau në dy pjesë procesin, duke pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar, bërë nga Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi.

Për këta të fundit pritet të lexohet pretenca në  seancën e radhës dhe nga kjo formë gjykimi nëse gjenden fajtor, përfitojnë ulje të dënimit.

Për Metën e Kryemadhin gjykimi do vijoj më vete me procedurë të zakonshme. Për mediat, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha se do të sjellin në gjykim mbi 100 dëshmitarë.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.