⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.54% ETH $2,241 ▼ -0.2% XRP $1.1599 ▼ -3.07% SOL $89.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

TEHERAN – Irani sulmon baza ushtarake amerikane në Jordani, në shenjë hakmarrjeje

TEHERAN, 31 gusht /ATSH-DPA/ – Irani deklaroi të hënën se ka sulmuar me dronë dhe raketa dy baza ushtarake amerikane në Jordani, në shenjë hakmarrjeje për një sulm të SHBA-së ndaj ishullit iranian Larak.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), në një deklaratë të transmetuar nga disa agjenci shtetërore iraniane gjatë natës, tha se sulmi ishte përgjigje ndaj goditjes amerikane në Larak.

Agjencia shtetërore jordaneze e lajmeve Petra, duke cituar ushtrinë, raportoi se forcat jordaneze kishin shkatërruar tetë raketa që kishin hyrë në hapësirën ajrore të vendit.

Forcat amerikane kishin goditur më herët objektiva në Iran, për herë të parë që nga fundi i korrikut. Sipas mediave amerikane Axios, Fox News dhe CBS News, duke cituar një zyrtar amerikan, në shënjestër ishin dy lëshues raketash në ishullin Larak.

Një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) tha se pjesëtarë të IRGC-së ishin parë duke tentuar të lëshonin raketa që transportonin mina detare drejt ngushticës së Hormuzit.

Ishulli Larak ndodhet pranë kësaj rruge ujore, kontrolli i së cilës ka qenë objekt i një përplasjeje të ashpër mes Iranit dhe SHBA-së gjatë muajve të fundit.

Ministria e Jashtme iraniane dënoi sulmet ajrore amerikane ndaj Larakut, duke deklaruar në një mesazh në Telegram se disa pjesëtarë të forcave të armatosura iraniane ishin vrarë.

IRGC deklaroi gjithashtu se nga sulmi amerikan kishte persona të vrarë dhe të plagosur. Agjencia iraniane Tasnim raportoi për dy të vrarë dhe dy të plagosur.

CENTCOM hodhi poshtë përshkrimin e IRGC-së për sulmin amerikan si një akt agresioni.

“Forcat amerikane ndërmorën një veprim të kufizuar dhe të saktë kundër forcave të IRGC-së që vendosnin mina dhe përbënin një kërcënim të menjëhershëm në ngushticën e Hormuzit”, deklaroi CENTCOM, duke shtuar se synimi ishte mbrojtja e marinarëve civilë, transportit tregtar dhe lëvizjes së lirë të tregtisë globale.

RGC tha se sulmi ndaj bazave amerikane në Jordani kishte shkatërruar infrastrukturë teknike. Jordania, megjithatë, deklaroi se forcat e saj kishin interceptuar raketat iraniane përpara se ato të përbënin kërcënim për civilët ose pronën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.