🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.64 ▲2.26%
ARI 3,921 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,778 ▼ -1.77% ETH $2,254 ▼ -1.34% XRP $1.2539 ▲ +0.23% SOL $92.0300 ▼ -2.45%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Izraeli miraton hyrjen e forcës ndërkombëtare në Gaza

TEL AVIV, 27 korrik /ATSH-DPA/- Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar dje në mbrëmje kuadrin ligjor, që lejon hyrjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Rripin e Gazës, raportuan mediet izraelite.

ISF është pjesë e Bordi të Paqes, një strukturë e krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe synon të vendosë trupa ndërkombëtare paqeruajtëse në Gaza, për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Vendimi vjen para takimit mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Trump, të planifikuar nesër në Uashington.

Sipas gazetës “Haaretz”, kabineti ka miratuar hyrjen e një force fillestare paqeruajtëse ndërkombëtare në një zonë të kufizuar të Rafahut, si pjesë e planit prej 20 pikësh të Trump për Gazën.

I dërguari kryesor i Bordit të Paqes për Gazën, Nickolay Mladenov, e cilësoi miratimin e Izraelit, si një hap vendimtar drejt stabilizimit të Gazës, mbështetjes së çmilitarizimit dhe kalimit të administrimit te një autoritet palestinez tranzitor.

Sipas “Jerusalem Post” dhe “Ynet”, faza e parë e planit parashikon një projekt pilot në Rafah, ku do të ndërtohen banesa të përkohshme për palestinezët.

Raportimet thonë se çdo person që dëshiron të jetojë në këtë zonë, do t’i nënshtrohet kontrolleve të rrepta të sigurisë për t’u verifikuar, që nuk ka lidhje me grupin islamist palestinez Hamas.

Pas marrëveshjes së armëpushimit në tetor, Trump krijoi Bordin e Paqes si pjesë të një plani për paqen, pas dy vitesh lufte mes Izraelit dhe Hamasit.

Ky organ ka për detyrë të mbikëqyrë rindërtimin dhe sigurinë në Rripin e Gazës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.