🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.97 ▼0.17%
ARI 4,127 ▲1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,427 ▲ +2.94% ETH $2,416 ▲ +4.97% XRP $1.3113 ▲ +2.86% SOL $95.8900 ▲ +3%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.97 ▼0.17 % ARI 4,127 ▲1.32 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.97 ▼0.17 % ARI 4,127 ▲1.32 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Izraeli vret një tjetër komandant të Hamasit në Gaza

TEL AVIV, 13 gusht /ATSH- DPA/ – Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë një tjetër anëtar të Hamasit në Rripin e Gazës, vetëm një ditë pas një operacioni të ngjashëm.

Sipas ushtrisë izraelite, personi i vrarë ishte komandant i një kompanie të krahut ushtarak të Hamasit në zonën e Khan Younisit, në jug të Gazës.

Izraeli pretendon se komandanti po përgatitte sulme kundër ushtarëve izraelitë.

Burime mjekësore palestineze konfirmuan se një person u vra në qytetin e Khan Younisit, ndërsa dëshmitarët thanë se viktima ishte një komandant i Hamasit.

Sipas medieve izraelite, ky ishte sulmi i dytë i synuar izraelit në Gaza brenda dy ditësh, pasi operacione të tilla ishin ndaluar në fillim të gushtit me udhëzim të udhëheqjes politike.

Që nga fillimi i muajit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, raportohet se duhet të miratojë paraprakisht sulmet në Gaza, përveç rasteve kur ekziston rrezik i menjëhershëm për ushtarët.

Ndërkohë, një plan i lidhur me të ashtuquajturin “Bordi i Paqes”, të themeluar nga presidenti amerikan Donald Trump, parashikon që Hamasi të çarmatoset dhe Izraeli të ndalojë sulmet e synuara ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar planin, ndërsa sipas raportimeve mediatike, Izraeli kishte pezulluar sulmet e synuara nën presionin e SHBA-së.

Megjithatë, pas një periudhe pa sulme të tilla, ushtria izraelite njoftoi dje për një goditje të re kundër një komandanti të Hamasit dhe raportoi sot edhe për eliminimin e komandantit në Khan Younis.

Këto zhvillime ngrenë pikëpyetje mbi zbatimin praktik të kufizimeve të vendosura ndaj operacioneve izraelite në Gaza. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.