☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 23 July 2026
S&P 500 7,409 ▼1.2%
DOW 51,750 ▼0.9%
NASDAQ 25,132 ▼2.18%
NAFTA 91.67 ▲5.57%
ARI 4,052 ▼2.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,849 ▼ -1.88% ETH $1,889 ▼ -2.85% XRP $1.1103 ▼ -3.52% SOL $76.0400 ▼ -3.08%
S&P 500 7,409 ▼1.2 % DOW 51,750 ▼0.9 % NASDAQ 25,132 ▼2.18 % NAFTA 91.67 ▲5.57 % ARI 4,052 ▼2.41 % S&P 500 7,409 ▼1.2 % DOW 51,750 ▼0.9 % NASDAQ 25,132 ▼2.18 % NAFTA 91.67 ▲5.57 % ARI 4,052 ▼2.41 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
23 Jul 2026
Breaking
Kosova

​Telashet me aparaturat e shtyjnë testimin e deputetëve për narkotikë

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, është kthyer sot prapa nga Qendra e Klinike Universitare pa e kryer testin për narkotikët.

Politikanit të ri që synon t’i bashkangjitet sfidës së shpallur nga Burim Ramandani i Aleancës, iu tha se testi në Laboratorin e Toksikologjisë mund të bëhet tek të hënën, meqë të premtën nuk funksonuan aparaturat.

Në një prononcim për KosovaPress, Sadiku tha se do të rikthehet të hënën për ta kryer narkotestin, duke theksuar se mbetet i gatshëm t’i nënshtrohet këtij procesi.

Është hera e dytë që po vij. Ideja është me e bo në mënyrë vullnetare, që së paku me i tregu popullit që na, politikanët, që kemi marrë përsipër me kry këtë punë për këtë vend, duhet me pasë kujdes ndaj shëndetit, por sidomos ndaj këtyre lëndëve narkotike edhe mos me abuzu me alkool e me gjëra të tilla. Unë për atë deshta me e bo testin, por nuk u bë sot ”, u shpreh Sadiku për Kosovapres.

Por, deputeti u shfaq i habitur me arsyetimin që iu dha nga stafi i laboratorit.

“Kishin disa probleme me aparaturat. Do të vij të hënën ose të martën, varësisht se kur rregullohen këto. Udhëzimin e kam marrë, por tash duhet me ardhë edhe testin me e bërë. Këtu më thanë që është bërë një bartje e aparaturave prej një vendi në një vend tjetër dhe aparaturat duhet me u pushu ose diçka. Është një arsyetim i çuditshëm, por s’është me rëndësi ajo. Unë s’po du me u bo cinik, por besoj që gjithçka ka qenë kështu dhe po vij javën e ardhshme edhe po e bëj”, u shpreh Sadiku.

Paraprakisht, Sadiku e mori udhëzimin në Klinikën e Psikiatrisë, ashtu siç veproi edhe Time Kadrijaj, dy ditë më parë, dhe atë pa ndonjë procedurë. Kjo, derisa deputetit Bekë Berisha, të hënën iu tha se duhet edhe ta bëj testin në këtë klinikë.Por, drejtori i kësaj të fundit, Faton Kutllovci, që këto ditë gjendet në pushim jashtë vendit, bëri me dije për KosovaPress se në këtë klinikë bëhen testime vetëm për pacientët që janë të shtrirë në repartin e sëmundjeve të varësisë dhe që janë të motivuar për ta ndërprerë abuzimin me këto substanca. Për këta pacientë, stafi i Klinikës i dërgon mostrat për analiza në Laboratorin e Toksikologjisë.“Në Klinikën e Psikiatrisë këto testime bëhen vetëm për pacientët që janë të shtrirë në repartin e sëmundjeve të varësisë dhe që janë të motivuar për të ndërprerë abuzimin me këto substanca. Për këta pacientë, personeli i Klinikës i dërgon mostrat për kryerjen e analizave në Laboratorin e Toksikologjisë”, u shpreh Kutllovci.

Ndërsa për personat që nuk janë të hospitalizuar në Klinikën e Psikiatrisë, sipas tij, specialisti mund të japë udhëzim për kryerjen e testimit nëse e vlerëson të nevojshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.