🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,700 ▲ +0.11% ETH $2,412 ▼ -0.81% XRP $1.2971 ▼ -1.02% SOL $103.5600 ▼ -1.27%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kronika

Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

Pasi u hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba kanë rrethuar trojet në Baks-Rrjoll të Velipojës, kurse qytetarët që pretendojnë pronësinë prej muajsh vijojnë të protestojnë kundër zaptimit të tokave.

Banorët në Baks-Rrjoll pretendojnë se një ish-zyrtar i Kadastrës Shkodër ka tjetërsuar dokumentet e pronësisë, duke përvetësuar sipërfaqe të tëra toke dhe më pas ia ka shitur investitorit, i cili do të ndërtojë një resort turistik në bregdetin e Velipojës.

Ndonëse rasti po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës, investitori nuk është tërhequr, gjë që ka nxitur tensione mes banorëve që pretendojnë pronësinë, me përfaqësues të kompanisë ndërtuese dhe policisë private që ruan pronat, të cilët janë përleshur edhe fizikisht me njëri-tjetrin.

Këto raste janë shoqëruar me procedime të shumta për banorët, ndërsa leja e zhvillimit është firmosur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Në një reagim në rrjetet sociale, banorët që pretendojnë pronësinë e trojeve në Baks-Rrjoll thonë se gardhi me tela me gjemba nuk rrethon thjesht një sipërfaqe toke të vjedhur, por dinjitetin e nëpërkëmbur.

Banorët e Baks Rrjollit kanë zhvendosur protestën e tyre nga Velipoja në Tiranë, ku i janë bashkuar tubimit masiv që zhvillohet e rritet prej 10 ditësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.