☁️
Tiranë 16°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,112 ▼ -0.63% ETH $2,321 ▼ -1.85% XRP $1.2904 ▲ +0.93% SOL $100.4300 ▼ -1.13%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kosova

Temperaturat e larta, AUV bën thirrje për kujdes në ruajtje të ushqimeve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve për shkak të temperaturave të larta.

AUV u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë operatorëve ekonomik që merren me ushqime.

“Në çfarëdo hallke të zinxhirit ushqimorë, prodhim, përpunim, ruajtje, transport, deponim, shpërndarje, tregtim. Bizneset e gastronomisë qe merren me përgatitjen e ushqimit, përfshirë restorantet, hotelet, sallat e dasmave, marketet, furrat, qebaptoret, fast-food-et dhe subjektet e tjera në kontakt me ushqimin të zbatojnë me përpikëri kërkesat ligjore dhe kushtet sipas standardeve te sigurisë ushqimore. Në veçanti tani me ngritjen e temperaturave, ruajtja e produkteve ushqimore në temperaturat e përcaktuara me etiketë të produktit. Kontrollimi i rregullt i pajisjeve ftohëse dhe ngrirëse për të siguruar ruajtje të duhur. Zbatim në përpikëri i masave të vetëkontrollit”, thuhet në njoftim.

AUV po ashtu kërkon nga të gjithë qytetarët konsumatorë që të tregojnë kujdes nga momenti i blerjes, transporti i produkteve deri në shtëpi, ruajtja e tyre në kuzhina e deri tek konsumimi.

“Secili produkt ushqimorë i cili kërkon kushte specifike të ruajtjes, e ka të deklaruar temperaturën ruajtëse në etiketim. Produkte të ndjeshme ndaj temperaturave të larta janë produktet me prejardhje shtazore, po kujdesi duhet te ketë edhe ndaj produktet tjera të cilat e kanë të specifikuar ruajtjen ne dekleracion në temperaturë të caktuar. Vetë jetëgjatësia e produktit është e lidhur me kushtet e ruajtjes”, thuhet në njoftim.

AUV thekson se siguria ushqimore është përgjegjësi e përbashkët, andaj secili duhet ta ndjejë vetën përgjegjës për ruajtje të ushqimeve në secilin rast.

“Vetëm përmes respektimit të rregullave dhe kujdesit mund të parandalojmë rastet e helmimeve ushqimore dhe të mbrojmë shëndetin e konsumatorëve. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të intensifikojë kontrollet gjatë periudhës se verës për të mbikëqyrë respektimin e kërkesave ligjore dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Asnjë shkelje nuk do të tolerohet.

Shëndeti publik është i varur nga siguria ushqimore, ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt!”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.