☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 74.88 ▼1.28%
ARI 4,226 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,977 ▲ +1.49% ETH $1,768 ▲ +2.82% XRP $1.1492 ▲ +0.69% SOL $74.2500 ▲ +1.73%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.88 ▼1.28 % ARI 4,226 ▼0.47 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.88 ▼1.28 % ARI 4,226 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Tender për energjinë, Lati: Të mos blihet më jashtë ligjit të prokurimeve

cccccTenderat e energjisë kryhen përmes një procedure të veçantë, jashtë ligjit të prokurimeve. OSHEE merr fillimisht ofertat nga tregtarët privatë dhe pas tenderit hyn në negociata individuale me secilin prej tyre.
“Një procedurë e bazuar në negocim nuk është gjë tjetër veçse një instrument jotransparent dhe i vendos palët në një asimetri informacioni. Mbi të gjitha një procedurë negocimi sjell potencialisht dhe zgjedhje oportunistike ”, thotë Lindita Lati, drejtoersha e Autoritetit të Konkurrencës.
OSHEE blen rreth 100 milionë euro energji në vit për humbjet. ERE dhe kompania i kanë justifikuar negociatat me argumentin se ato ulin çmimet. Por autoriteti nuk është i bindur.
“Ne kemi marrë ankesa nga tregtarë që ofrojnë energjinë elektrike për mbulimin e këtij segmenti për mugnseën e transparencës dhe të konkurrencës”, thotë Lati.
Kjo është hera e dytë që konkurrenca kërkon ndaljen e kësaj procedure, por Enti nuk e ka zbatuar rekomandimin e saj.
“Kemi ngelur pikërisht në draftin e fundit që na erdhi nga ERE për rregulloren, e cila përsëri bazohej në një procedurë negocimi, ku ne përsëri gjykojmë që kjo nuk është e duhura që duhet ndjekur”, vijon Lati.
Kryetari Petrit Ahmeti tha se, Enti nuk mund të ndalonte OSHEE-në të negocionte për uljen e çmimeve. Por sipas tij në rregulloren e re që po hartohet, Enti do të marrë në konsideratë rekomandimin e Konkurrencës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.