☁️
Tiranë 31°C · Vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.64 ▼1.37%
ARI 4,084 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $60,610 ▲ +2.93% ETH $1,630 ▲ +3.15% XRP $1.0679 ▲ +2.05% SOL $78.8000 ▲ +4.91%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.64 ▼1.37 % ARI 4,084 ▲0.04 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.64 ▼1.37 % ARI 4,084 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Politika

Tensionet para Parlamentit/ Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, në një prononcim për mediat pak para nisjes së seancës plenare, deklaroi se qeveria dhe politika duhet të përqendrohen te vetja dhe te zgjidhja e problemeve të qytetarëve, dhe jo te protestat që zhvillohen përpara Kuvendit.

Spiropali theksoi se Kuvendi duhet të mbetet institucioni ku diskutohen shqetësimet e qytetarëve dhe ofrohen zgjidhje konkrete.

“Ofrojmë dhe zgjidhje. Duhet të merremi me veten dhe jo me protestuesit. Diskutimet janë nga të gjithë. E rëndësishme është që Kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, shqetësimet, për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja dhe secila forcë politike dhe secili kah në atë Kuvend të bëjë analizën e vetes para se të bëjë analizën e kundërshtarit”, deklaroi Spiropali.

Deklaratat e deputetes vijnë në një kohë kur para Parlamentit po regjistrohen tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit. Ky tubim vjen pas atij të së martës (30 qershor) dhe në vazhdën e protestave që po mbahen prej 32 ditësh para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” kundër planit për investime në Zvërnec dhe ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.