Tërmet 3,6 ballë pranë Nikshiqit, epiqendra 3 kilometra në jugperëndim të Çaragjës
Sektori i Sizmologjisë e regjistroi lëkundjen mbrëmjen e 10 nëntorit në orën 20:16, në thellësi 12 kilometra; sipas Institutit, tërmeti nuk mund të shkaktonte dëme materiale në zonën epiqendrore
Një tërmet me magnitudë 3,6 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e së martës, më 10 nëntor, pranë Nikshiqit, siç njofton RTCG. Sipas Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi, lëkundja u ndje në orën 20:16, ndërsa epiqendra e saj ndodhej vetëm 3 kilometra në jugperëndim të Çaragjës.
Sektori i Sizmologjisë ka përcaktuar se hipqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 12 kilometrash, ndërsa intensiteti epiqendror vlerësohet në shkallën V të Merkalit. Kjo do të thotë se lëkundja mund të jetë ndjerë qartë nga banorët e zonës, pa shkaktuar megjithatë dëme të konsiderueshme.
Sipas modelit numerik të Institutit, tërmeti nuk mund të shkaktonte dëme materiale në zonën epiqendrore. Ekspertët theksojnë se magnitudat e këtij niveli, edhe kur ndjehen nga popullsia, zakonisht nuk përbëjnë rrezik për ndërtesat dhe infrastrukturën.
Nikshiqi dhe rrethinat e tij ndodhen në një zonë me aktivitet sizmik të njohur, ku lëkundje të ngjashme regjistrohen herë pas here. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e lëkundjes së mbrëmjes së sotme.
Sektori i Sizmologjisë vijon monitorimin e aktivitetit sizmik në këtë zonë dhe do të njoftojë publikun nëse regjistrohen lëkundje të tjera pasuese.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.