☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 16 June 2026
S&P 500 7,528 ▼0.34%
DOW 52,072 ▲0.78%
NASDAQ 26,509 ▼0.66%
NAFTA 75.62 ▼4.81%
ARI 4,360 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $65,847 ▼ -1.53% ETH $1,799 ▼ -1.83% XRP $1.2278 ▼ -4.54% SOL $74.0100 ▼ -1.86%
S&P 500 7,528 ▼0.34 % DOW 52,072 ▲0.78 % NASDAQ 26,509 ▼0.66 % NAFTA 75.62 ▼4.81 % ARI 4,360 ▲0.19 % S&P 500 7,528 ▼0.34 % DOW 52,072 ▲0.78 % NASDAQ 26,509 ▼0.66 % NAFTA 75.62 ▼4.81 % ARI 4,360 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Kosova

Terras: Është shumë e rëndësishme që Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat në BE

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka prezantuar raportin e tij për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e avancimit të vendit në rrugën drejt integrimit evropian.

Gjatë prezantimit, Terras tha se për të, në cilësinë e raportuesit për Kosovën, është me rëndësi të veçantë që vendi të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, është shumë e rëndësishme për mua që Kosova ta fitojë statusin e vendit kandidat. Është me rëndësi jetike që Kosova të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe që mbështetja në nivel të lartë për integrimin evropian të vazhdojë”, tha Terras.

Ai u ndal edhe te zhvillimet politike në Kosovë gjatë viteve të fundit, duke vlerësuar se vendi ka kaluar një periudhë sfiduese, të karakterizuar nga zgjedhje të shpeshta dhe një klimë të vazhdueshme elektorale.

Sipas Terras, mbajtja e zgjedhjeve të shumta dëshmon funksionimin e një demokracie të gjallë, por në të njëjtën kohë vështirëson funksionimin normal të institucioneve.

“Viti i fundit ka qenë politikisht jashtëzakonisht i vështirë për Kosovën. Në pak më shumë se një vit janë mbajtur tre palë zgjedhje parlamentare dhe një palë zgjedhje lokale. Vendi ka qenë vazhdimisht në një gjendje fushate zgjedhore. Edhe pse kjo është një shenjë e qartë e funksionimit të një demokracie të gjallë në Kosovë, është e qartë se është e vështirë të ushtrohet pushteti legjislativ dhe ekzekutiv në një regjim të tillë të përhershëm fushate”, u shpreh ai.

Raportuesi evropian foli edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se procesi ka mbetur i bllokuar për një kohë të gjatë.

“Dialogu ka ngecur për një kohë të gjatë. Sfidat me të cilat përballet Kosova janë serioze, por kosovarët janë pro-evropianë”, deklaroi Terras.

Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve të Kosovës për integrimin evropian mbetet një aset i rëndësishëm në procesin e afrimit të vendit me Bashkimin Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.