☁️
Tiranë 16°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,084 ▲ +0.28% ETH $2,242 ▲ +0.1% XRP $1.1664 ▲ +0.5% SOL $89.7400 ▲ +0.03%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Tetë vatra zjarri aktive në vend! Në Cikallesh flakët rrezikojnë banesat, ndërhyhet nga ajri

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka publikuar bilancin e situatës së zjarreve në vend, duke bërë të ditur se operacionet për shuarjen e flakëve vijojnë në disa qarqe, ndërsa në Elbasan vatrat janë vendosur nën kontroll.

Në Dajt, operacioni për shuarjen e zjarrit vazhdon me angazhimin e 30 efektivëve të shërbimit zjarrfikës (MZSH), 10 punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe një helikopteri të Forcës Ajrore.

Në fshatin e Cikallesh, në Kavajë, zjarri mbetet aktiv për shkak të terrenit të vështirë. Në ndërhyrje janë përfshirë forca zjarrfikëse nga Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, ndërsa nga ajri po operon edhe avioni “Air Tractor”, për shkak të rrezikut që flakët paraqesin për banesat.

Situata vijon të jetë problematike edhe në Mallakastër, në zonën Riban–Ngraçan–Panahor, ku ndërhyrja po kryhet si nga toka ashtu edhe nga ajri. Në operacion marrin pjesë forca të shumta të MZSH-së, Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Sipas Mbrojtjes Civile, deri tani janë djegur rreth 180 hektarë pyll pishe.

Ndërkohë, në Kostren 2, në Berat, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me tre automjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë të MZSH-së.

Sa i përket qarkut të Elbasanit, Mbrojtja Civile bën të ditur se vatrat në zonat Shqiponjë, mali i Dardhës dhe Mjekës janë vënë nën kontroll ose janë izoluar dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe operacionet në terren deri në shuarjen e plotë të të gjitha vatrave aktive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.