☁️
Tiranë 17°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,054 ▲ +0.77% ETH $2,511 ▲ +1.26% XRP $1.4052 ▲ +1.11% SOL $110.3900 ▲ +1.29%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Alibali: Braçe ka krijuar distancim, të largohet nga PS-ja dhe të krijojë parti të re

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, juristi Neritan Alibali deklaroi se deputeti socialist Erion Braçe ka humbur prestigjin moral dhe politik, të cilin e kishte si një prej virtyteve të tij politike.

“Opinioni publik e ka parë që ndryshe vepron e ndryshe thotë. Kur sillesh në politikë kështu, automatikisht del. Me këto picikimet që i bën Ramës, jo vetëm që nuk e shqetëson, por ai krijon një distancim prej tij dhe nga të gjitha strukturat e PS-së, pasi për mua ajo nuk është parti, por repart ushtarak.”, tha ai.

Alibali u shpreh se, nëse Braçe beson se ka mbështetje të mjaftueshme politike dhe elektorale, mund të largohet nga Partia Socialiste dhe të krijojë një forcë të re politike.

“Zoti Braçe, mund të dalë nga PS-ja dhe të krijojë një parti tjetër politike, duke besuar te background-i i tij politik, ndershmëria politike dhe votat e tij, për të cilat ai thotë se ka 25 mijë vota dhe mbështetje. Ai ende nuk e di se ajo nuk është më partia ku ai ka milituar dikur. Ai nuk do të ketë më zë në këtë parti. Me këtë mbështetje të madhe popullore që ai thotë se ka, le të krijojë një parti tjetër politike, le të përballet dhe pastaj të shohim. Këtë e bëri Ilir Meta dikur dhe u bë ndikues në politikën shqiptare. Arriti deri në 19 deputetë dhe, në zgjedhjet e vitit 2013, Rama kishte 65 deputetë, të cilët i plotësoi Meta me deputetët e vet. Kështu janë politikanët që konstatojnë se partia ku kanë milituar është kalbur: dalin dhe krijojnë një forcë të re politike”, tha Alibali.

Duke folur për votimin e reformës territoriale, juristi e cilësoi atë si një lloj votëbesimi për kryeministrin Edi Rama.

“Votimi i reformës territoriale ishte një lloj votëbesimi për zotin Rama, sepse ai ka thënë se ne kemi fituar 3/5 dhe, me këtë shumicë, do të rregullojmë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Me këtë logjikë, nëse Ramës do t’i rrëzohej ligji për reformën territoriale, kjo do të thoshte se ai nuk e ka shumicën për të vazhduar reformat. Prandaj, ai vuri prestigjin e tij në këtë votim”, u shpreh Alibali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.