☁️
Tiranë 17°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,054 ▲ +0.77% ETH $2,511 ▲ +1.26% XRP $1.4052 ▲ +1.11% SOL $110.3900 ▲ +1.29%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Sporti

Elbasanin e shpëton shtylla, barazon me Vorën

Një shtyllë e Trajkov shpëton Elbasanin nga disfata në shtëpinë e vet ndaj Vorës, që në fakt meritonte shumë e më shumë në këtë sfidë me verdheblutë. Në një ndeshje të luftuar, Vora e Arjan Bellait është mundur të imponojë lojën dhe është ajo që krijon rastin e parë kur në të 6’, Klemente bën një lëvizje akrobatike në zonën verdheblu, por gjuan ngjitur me shtyllën.

Elbasani zgjohet dhe pas dy minutash afrohet rrezikshëm me Tresën, që pason për Nikajn, por gjuajtja e këtij të fundit lë për të dëshiruar. Verdheblutë e Gvozdenoviç kanë qarkullimin e topit dhe si të tillë krijojnë një tjetër moment të rrezikshëm në të 17’, teksa Boriçi pason te Abas, që nga jashtë zone gjuan jashtë. Karrica është problematik për mbrojtjen elbasanase dhe portierin Aleksovski, i cili në të 19’ ka grushtuar gjuajtjen e tij në goditje këndi.

Pas dy minutash, Elbasani gjen avantazhin me Mazarin, që ka shfrytëzuar një pasim të Boriçit dhe përballë Harizajt nuk ka falur. Madje i njëjti lojtar, kjo në të 28’, nëse nuk do të ishte treguar altruist teksa kërkoi Tresën të goditste e të shënonte, mund t’i jepte një qetësi më shumë Elbasanit. Vora gjen kurajën dhe kundërpërgjigjet me Halabakun në të 29’ dhe në të 41’, por Aleksovski reagon mirë.

Në minutën e parë shtesë Elbasani mund të kishte shënuar me Hebajn, që u prit nga Harizaj. Dhe atë që nuk bëri skuadra vendëse e arriti Vora në të katrën minutë shtesë, teksa gjen barazimin e kërkuar me Karricën, që mposht Aleksovskin. Në pjesën e dytë, Elbasani provon me Nikajn në të 50’, por Harizaj pret. Provon Epiuto në të 52’ dhe pa rezultat. Ka një ritëm më të ulët në pjesën e dytë, ndërsa në të 57’ Karrica godet në hyrje të zonës, por grushton Aleksovski.

Në të 68’, Elbasani ka shansin e artë për të kaluar në avantazh, ndërsa Mazari ka kaluar portierin Harizaj, pason për Nikajn, por ky i fundit ndalet nga Shehi. E në fund, Aleksovski, që ishte më i miri për Elbasanin, del keq e humbet topin dhe Trajkov ka gjuajtur, por shtylla i mohon fitoren Vorës.

Përfundimisht 1-1, ndërsa Elbasani arrin në kuotën e 7 pikëve në 6 ndeshje, kurse Vora mbërrin në kuotën e 5 pikëve po në kaq javë. Dhe e vërteta është se Vorës i sjell fat Elbasan Arena, teksa ka marrë 3 pikë ndaj Dinamos dhe një ndaj Elbasanit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.